Spartak Braho rrëfen për Spartak Brahon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me Spartak Brahon ka shumë gjëra që mund ti ndash ndryshe. Por ama për një gjë biem dakord të gjithë: Ai e thotë troç dhe hapur atë që mendon. Kështu ka bërë gjatë gjithë karrierës politike por edhe gjatë gjithë jetës së vet. Por tani këtë cilësi e ka lënë të dokumentuar. Libri “Masakroni Servet Pëllumbin”, është një udhëtim prej 490 faqesh me shkrime, analiza, intervista dhe mendime me nënshkrimin Spartak Braho. Në fakt është e gjithë jeta e tij pas vitit 1990 e deri më sot. Mendimet e tij, qendrimet e tij, veprimet e tij dhe sigurisht edhe arritjet e tij janë përmbledhur në një libër voluminoz.

Ky libër mund të quhej edhe Historia e jetës së Spartak Brahos. 6 herë i zgjedhur deputet i Partisë Socaliste. Kryetar dhe anëtar i komisioneve të Sigurisë dhe Ligjeve. Pjesëtar i disa komisioneve hetimore por edhe i sa e sa çështjeve publike si një njeri publik, Sparkat Braho ka rrëfyer për Spartak Brahon duke treguar ashtu siç ka qenë dhe siç është, me të gjitha ato nisma që ka ndërmarrë dhe ka vepruar pa bërë asnjë retushim dhe pa hequr asnjë gërmë dhe presje. Qëndrim konstant në mbrojtje të kauzës së rezistencës së Luftës së Dytë Botërore. Qëndrim konstant ndaj Sali Berishës. Qëndrim konstant ndaj Fatos Nanos. Qëndrim konstant ndaj Edi Ramës dhe qëndrim konstant ndaj Ilir Metës.

Spartak Braho ka një shtrirje disa dimensionale të aktivitete të vet. Si një politikan me formim juridik dhe gazetaresk, ai ka nuk jep vetëm mendime përgjithësuese për një ngajrje. Ai bën radiografinë dhe skanerin në vetë të parë ashtu siç konkludon ai. Kështu ka bërë për arrestimin e Fatos Nanos duke qënë avokat i tij bashkë me juristin tjetër të njohur Agim Tirana. Por kështu bën në libër edhe për vrasjen e Bajram Currit, të Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit. Por edhe për ngjarje shumë më madhore të vendit si trazirat e marsit 1997.

Lexo edhe :  Portat e Korçës, tipar dallues i arkitekturës së banesave të qytetit

Ka dhe një armë të fortë Spatak Braho që nuk mund t’ia mohojë kush: Familjen. Që nga babai i tij, bashkëshortja, fëmijët, nipër e mbesa dhe gjithçka që e lidh me gjyshër, xhaxhallarë, dajllarë ai i respekton maksimalisht dhe e ka natyrale. Pothuajse të gjithë kanë vendin e tyre në libër.

Sa për vendin e origjinës, ai është një skraparlli 22 gradë. Rrallë ka nga ajo trevë që ta duan aq shumë dhe të bëjë aq shumë për të sa Spartak Braho dhe kjo duket edhe në këtë libër.

Edhe një gjë të fundit. Në një nga fotot e shumta në libër Spartak Braho ka dalë duke nderuar me grusht. Një veprim që sapo e shikon, mendja të fluturon te komunistët. Por Braho ka dhënë shpjegimin e tij në këtë libër nëpërmjet një bisede me kryeministrin Edi Rama: Ma ka thënë Petro Marko, është nderim antifashist i brigadave internacionaliste në Spanjë në 1936 dhe nuk është nderim komunist. Ky është libri ku Spartak Braho rrëfen për Spartak Brahon./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Nisin negociatat për listat, a do t’ia shpëtojë Sali Berisha partinë Ilir Metës?

Nën rrogoz flitet se Berisha i ka dhënë fjalën Metës se do të fusë atë dhe ndonjë emër tjetër...

Çmimet e banesave do shtrenjtohen, pritet rritje deri në 15%

Çmimet globale të banesave pritet të rriten në dy vitet e ardhshme. Projeksioni del në raportin e Fitch Rating, i cili pret që shumica...

Dosja e ’21 Janarit’, ish-presidenti Topi bën deklaratën e fortë: Do të dëshmoj në SPAK

Ish-presidenti Bamir Topi shprehu gatishmërinë për të dëshmuar lidhur me ngjarjen e 21 janarit, ku humbën jetën katër protestues në vitin 2011, por tha...

Zëvendëssekretari amerikan vizitë në Shqipëri, zbardhen detaje nga axhenda

Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma do të udhëtojë në Shqipëri, Kosovë, dhe Serbi më 7-11 janar. Në Tiranë, ai...

Veliaj me ekselentët e gjimnazit “Qemal Stafa”: Kush mëson dhe punon ecën vetëm përpara

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me nxënësit ekselentë të shkollës së mesme “Qemal Stafa”, duke diskutuar me ta...

Lajme të tjera

Web TV