BE miraton përdorimin e vaksinës së Pfizer/BioNTech

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e ka miratuar vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer-BioNTech.

Agjencia tha se hapi “historik” hap rrugën që vaksinimet të fillojnë përfundimisht brenda disa ditësh në 27 vendet anëtare të BE-së.

“Është një hap i rëndësishëm përpara në luftën kundër kësaj pandemie që po shkakton vuajtje dhe vështirësi”, tha shefi i EMA-s, Emer Cooke në një konferencë për media.

Fillimisht data e shqyrtimit për miratimin e vaksinës ka qenë 29 dhjetori, por Agjencia e zhvendosi vendimmarrjen më herët pasi ishte nën presion nga qeveritë e BE-së.

Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe një sërë vendesh tjera tashme e kanë miratuar përdorimin e kësaj vaksine.
Komisionin Evropian pritet që të nënshkruajë zyrtarisht vendimin për përdorimin e saj. Agjencia Evropiane e Barnave do të vendosë edhe për vaksinën e kompanisë Moderna, më 6 janar. Vaksina Pfizer/BioNTech ka dalë të jetë 95 për qind efektive në fazën e fundit të testimit.

Vaksina Moderna, e cila përdor teknologji të ngjashme, është 94 për qind efektive.

Të dyja vaksinat duhet të jepen në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh./l.m/Fjala.al

Të fundit

Prapaskenat e PD, ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave duke thënë se selia blu tentoi...

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni…

Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se ai "pa dyshim" do të urdhëronte një tjetër bombardim të Iranit nëse Teherani do të vazhdonte...

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin...

‘Tirana Fest’ ndez atmosferën te sheshi ‘Skënderbej’, koncerte dhe sporte ekstreme

Atmosfera në zemër të kryeqytetit po “ndizet” nga Tirana Fest 2025, një festival dyditor FALAS për të gjithë familjen, që po zhvillohet në...

Francë, rrëzohet një avion i vogël, humbin jetën tre persona

Një avion i vogël që i përkiste një klub fluturimi në qytetin Champhol, në veri-qendër të Francës, është rrëzuar këtë pasdite, duke shkaktuar vdekjen...

Lajme të tjera

Web TV