Covid-19/ Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë: 1908 testime, 631 të shëruar, 422 raste të reja dhe 10 humbje jete në 24 orët e fundit

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka një apel për bizneset të respektojnë rregullat e vendosura në bare, restorante, dyqane dhe kudo ku ofrojnë shërbim për qytetarët.

Stafet të jenë të pajisura me maska dhe dezinfektues dhe të respektohet distancimi fizik, për sigurinë e punonjësve dhe qytetarëve që marrin shërbim.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 1908 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 422 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
179 raste në Tiranë, 32 në Sarandë, 21 në Fier, 18 në Durrës, 17 në Shkodër, 14 në Elbasan, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mat, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pogradec, Klos, 7 në Skrapar, nga 6 raste në Krujë, Kamëz, nga 5 raste në Korçë, Delvinë, Tepelenë, nga 4 raste në Mallakastër, Librazhd, Dibër, Gramsh, Poliçan, nga 3 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Berat, Këlcyrë, nga 1 rast në Maliq, Peqin, Prrenjas, Divjakë, Përmet, Tropojë, Mirditë, Devoll.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 631 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,752 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 10 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 60-81 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (21 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 422
Të shëruar në 24 orë 631
Të shtruar në spitale 379
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 1908

Testime totale 240,623
Raste pozitive 53,425
Raste të shëruara 28,752
Raste Aktive 23,575
Humbje jete 1098

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12865
Fier 1700
Durrës 1310
Shkodër 1317
Vlorë 1082
Korçë 1056
Elbasan 939
Berat 918
Lezhë 911
Gjirokastër 552
Kukës 488
Dibër 437″, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Lexo edhe :  Autostrada Thumanë-Kashar nis tarifat ja çmimet për makina dhe kamionë

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Nga data 1 janar 2025, Shqipëria pranoi Certifikatat e Qarkullimit EUR 1

Nga data 1 janar 2025, Shqipëria ka pranuar Certifikatat e Qarkullimit EUR-1 të lëshuara në mënyrë elektronike nga vendet...

Erdogan: Të gatshëm për të ndërhyrë dhe parandaluar çdo ndarje të Sirisë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha sot se do të urdhëronte një ndërhyrje për të parandaluar çdo copëtim të Sirisë, një paralajmërim që synon...

Zyrtarizohet fitorja e Donald Trump si president i SHBA-ve

Kongresi amerikan është mbledhur sot për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2024. Ky është hapi i fundit procedurial përpara inaugurimit të Presidentit...

Problemet me tretjen?Këto 3 lloje ushqimesh shkaktojnë fryrje në stomak

Problemet me tretjen dhe fryrja e stomakut janë me të vërtetë të parehatshme e shpesh plot dhimbje. Shkaktarët më të rëndomtë të problemeve me tretjen...

Në burg prej tetorit, Meta merret sot në pyetje nga SPAK

Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej 21 tetorit 2024, do të merret në pyetje sot (ora 10:00) nga prokurorët e SPAK në lidhje me dosjen e...

Lajme të tjera

Web TV