Moderatorja Elona Duro i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve, Veliaj: Paqe me natyrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja Elona Duro iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve te lulishtja e Akademisë së Arteve dhe së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, e vuri theksin te rëndësia e shtimit të oksigjenit në qytet.

Uroj shumë që fëmijët tanë, por edhe fëmijët e të gjithë shqiptarëve, të kenë të ardhme të ndritur. Më vjen mirë që fëmijët po bëhen pjesë e fushatës “green” për Tiranën. Ju kam ndjekur në të gjitha mbjellet tuaja dhe thoja: ‘Sa mirë, do të mbjell edhe unë me djalin tim’. Në këto kohë kaq të vështira dhe të ngarkuara kemi nevojë të shohim gjelbër, të punojmë ‘green’ dhe t’i mbajmë larg gjërat e mërzitshme, dhunën e ndodhive të fundit në kryeqytet. Të falenderoj shumë që më berë pjesë të një fushate kaq të bukur”, u shpreh ajo.

Kryebashkiaku Veliaj ftoi qytetarët që të ringrihen më të fortë dhe të bëjnë paqe me natyrën e me njëri-tjetrin, pas këtij viti kaq të vështirë. “Ka ardhur koha të ringrihemi më të fortë, të bëjmë paqe me natyrën dhe me njëri-tjetrin. Elona e tha shumë bukur, mbjellja e një peme është edhe një lloj terapie mendore, është të lidhesh me rrënjët e qytetit tonë”, theksoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë shtoi se qytetet bëhen për njerëzit dhe për këtë arsye hapësira më e madhe duhet lënë për ta.

Më inkurajoi shumë mesazhi i ministrit të ri të Transportit në Amerikë, i cili tha se qytetet bëhen për njerëzit, jo për makinat. Patjetër, duhet të mendojmë për transportin, por gjithmonë e më shumë për një transport të qëndrueshëm, elektrik, për më shumë transport publik dhe biçikleta. Kur shteti më i fuqishëm në botë thotë të njëjtat gjëra, nuk jemi aspak jashtë kontekstit”, përfundoi Veliaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Fshehu pasurinë, Apeli i GJKKO jep 100 orë punë publike ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka marrë vendimin lidhur me ankimimin e ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj. Ky i fundit ankimoi vendimin e GJKKO-së...

“Bashkëpunove me Milosheviçin”/ Balla se kursen Berishën, ‘ia plas në sy’ skandalet

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, në përgjigje të akuzave të opozitës për manipulim zgjedhor, në një replikë të drejtpërdrejtë në Kuvend, tha se nuk...

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile: Nëse nuk shpallen zgjedhjet…

Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i...

Nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë/ Ndahet nga jeta mjekja e njohur e QSUNT

Mjekja anesteziste-reanimatore pranë Klinikës së Parë të Kirurgjisë, QSUNT, Nertila Kodra është ndarë nga jeta. Mjekja nuk ka mundur dot ta fitojë dot betejën me...

 Grand Prix i parë automobilistik në histori, garat që u zhvilluan në Francë

26 dhe 27 qershor 1906 Më 26 dhe 27 qershor 1906, u mbajt Grand Prix de l’Automobile Club de France, i njohur ndryshe si Grand...

Lajme të tjera

Web TV