Qendra e re Shëndetësore në Vaqarr, Rama: Vijojmë rimëkëmbjen e shërbimit shëndetësor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendra shëndetësore në Vaqarr tashmë ka kushte më të mira për t’u dhënë shërbimin qytetarëve, pas rinovimit. Këtë kanë treguar qytetarët të cilët ndodhen pranë qendrës për të marrë shërbim.

Qendra shëndetësore ka ndryshuar shumë. Edhe pse kam 6 vjet që kam dalë në pension do të doja të punoja këtu në këto kushte të tilla“, thotë një qytetar.

Qendra ka qenë në kushte shumë të këqija, por tani është bërë në kushte shumë të mira. Me kushte shumë të mira“, shton një tjetër.

Përshtatja e ambientit brenda dhe jashtë është më se e dukshme për të dhënë një shërbim sa më cilësor për pacientët e komunitetit tonë“, thotë një mjeke.

Videoja është publikuar nga kryeministri Edi Rama i cili thotë se infermierët, mjekët dhe banorët e qendrës e dëshmojnë më mirë ndryshimin në ambulancë.

Mjekët, infermierë dhe vetë banorët e Vaqarrit, në periferi të Tiranës e dëshmojnë më mirë se kushdo ndryshimin në ambulancën e tyre, e rindërtuar me standardet më të mira gjatë këtyre muajve të epidemisë.

Vijojmë rimëkëmbjen e shërbimit shëndetësor parësor në çdo cep të vendit, pa e ndalur punën, teksa përballemi me sfidën e madhe të pandemisë #Covid19“, shkruan Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e...

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Lajme të tjera

Web TV