Betohet sot para presidentit Meta anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme në institucionin e Presidencës do të mbahet ceremonia e betimit të Altin Binaj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Mësohet se ceremonia pritet të zhvillohet në orën 12:30.

“Në Institucionin e Presidentit të Republikës është administruar me nr. 4309 prot, datë 21.12.2020, Vendimi nr. 77, datë 17.12.2020 i Kuvendit të Shqipërisë, për zgjedhjen e zotit Altin Binaj anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administroi vendimin e Kuvendit, ka vendosur:

-Zoti Altin Binaj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot ditë e martë në datë 22.12.2020, ora 12:30.

Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë apo një përfaqësues i Kuvendit, Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, dhe Avokatja e Popullit”, thuhet në njoftim./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Marina Vjollca rikthehet në ekran, ky është emisioni ku do ta shohim çdo mbrëmje

Marina Vjollca do të rikthehet në ekran shumë më shpejt nga ç’prisnim. Rreth një vit pasi mbylli me sukses...

Shabani: Është thyer miti që partitë e reja nuk fitojnë

Kryetar i Nismës “Thurje”, Endrit Shabani në studion e emisionit “Open” në News24 u shpreh se tashmë SPAK-u është një faktor i ri i...

Shabani: Rama do e pengojë drejtësinë bashkë me votat e opozitës

Endrit Shabani, Kryetar i Nismës “Thurje”, në studion e emisionit “Open” në News24 u shpreh se Edi Ramës i duhet të ndryshojë Kushtetutën për...

A mund të rrezikojë pushtetin e Ramës? Lapaj: Kemi mundësi për…

Adriatik Lapaj nga Lëvizja Shqipëria Bëhet, i ftuar në studion e “Open” ka komentuar mundësitë e partive të reja kundër dy partive të mëdha...

Egla Ceno “u shërua“ dhe nis ironinë: Unë nuk kam K-ra…

Fituesja e edicionit të tretë të “BBV”, Egla Ceno, ka qenë një ndër emrat më të komentuar kudo në rrjet përgjatë këtyre ditëve. Pas daljes...

Lajme të tjera

Web TV