Shqipëri-SHBA marrëveshje të re ekstradimi, Gjonaj: Ngjarje historike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim kanë firmosur marrëveshjen e ekstradimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që zëvendëson traktatin e vitit 1933 të firmosur nga Faik Konica.

Me marrëveshjen e re përditësohen kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët.

Në këtë listë do të përfshihen edhe veprat penale me karakter financiar, tatimor dhe doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, veprat në fushën informatike e çdo vepër që dënohet me heqje të lirisë për një periudhë maksimale prej më shumë se një viti ose për një dënim më të rëndë.

Gjonaj tha se përmes këtij nënshkrimi tregohet një shenjë e qartë e vullnetit të palëkundur të qeverisë shqiptare në drejtim të zbatimit të ligjit dhe forcimit të shtetit të së drejtës. Ajo theksoi se marrëveshja shërben si sinjal i qartë dhe i vendosur ndaj të gjithë shkelësve të ligjit.

“Akti që formalizojmë sot përmes këtij nënshkrimi, është shenjë e qartë e vullnetit të palëkundur të Qeverisë shqiptare, në drejtim të zbatimit të ligjit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, por edhe provë e mbështetjes së pakursyer të mikut dhe aleatit tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në realizimin e këtij objektivi të përbashkët.

Marrëveshja shërben si një sinjal i qartë dhe i vendosur ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, se askush nuk do të gjejë asnjë strehë për t’iu shmangur zbatimit të ligjit penal në SHBA apo në Shqipëri”, u shpreh Gjonaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV