Studimi, fëmijët rrezikojnë më shumë nga lloji i ri i Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Varianti i ri i koronavirusit, i cili po përhapet me shpejtësi në Britaninë e Madhe mbart mutacione që tregojnë se fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj infektimit se sa të rriturit. Këtë fakt e kanë bërë të ditur vetë shkencëtarët pas disa studimeve të njëpasnjëshme.

Shkencëtarët nga Grupi Këshillimor i Qeverisë britanike (NERVTAG), të cilët po ndjekin variantin, thanë se ai ishte shndërruar shpejt në dominues në jug të Britanisë dhe së shpejti mund të bëjë të njëjtën gjë në të gjithë vendin.

Tani kemi besim të lartë se ky variant ka një avantazh të transmetimit mbi variantet e tjera të virusit që aktualisht ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar“- ka thënë Peter Horby, një profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Oksfordit.

Ekziston një dyshim, se ka një prirje më të lartë për të infektuar fëmijët”, – ka bërë të ditur Neil Ferguson, një profesor dhe epidemiolog i sëmundjeve infektive në Imperial College London.

Shfaqja e variantit SARS-CoV-2, për të cilin shkencëtarët thonë se është deri në 70% më i transmetueshëm sesa llojet e mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar, ka shtyrë disa vende të mbyllin kufijtë e tyre me Britaninë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV