Vaksinimi në Shqipëri në muajt janar-mars, zbulohen tre prodhimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia e Evropiane e Barnave miraton përdorimin e vaksinës Pfizer në BE. Zbardhen tre skenarët për të siguruar vaksinën anti-Covid 19 për vendin tonë. Nga Pfizer dhe Moderna tek AstraAzeka. Cilët do të  jenë të vaksinuarit e parë në vendin tonë dhe sa pritet të zgjasë i gjithë procesi.

Nga Fernada Cenko

Vendet e Bashkimit Europian do fillojnë vaksinimin kundër Covid 19 në fund të viti 2020 me prodhimin e kompanisë Pfizer. Ketë gjë e bëri të ditur Agjencia Europiane e Barnave. Sipas njoftimit të EMA, në BE mund ta përdorin vaksinën të gjithë personat mbi 16 vjeç. Pritet që në vendet e Bashkimit Evropian vaksinimi tashmë të nisë para përfundimit të vitit 2020. BE i bashkohet Britanisë dhe SHBA apo dhe disa vendeve të tjera, si Rusia e Kanadaja, që kanë nisur përdorimin e një vaksinë ndaj COVID-19. Deri më tani BE ka një kontratë me Astra Zeneca për një sasi prej 400 milionë dozash, por Presidentja e KE, Von der Leyen ka deklaruar se synon më shumë. Ndërkaq, ky është një lajm i mirë dhe për Shqipërinë e Ballkanin Perëndimor, që do e përfitojnë pikërisht këtë vaksinë nëpërmjet donacioneve të vendeve të BE, apo nga marrëveshja me COVAX, që ka lidhur qeveria shqiptare. Por a është e vështirë që të vijë vaksina Pfizer në Shqipëri?

Nuk mund të përjashtohet absolutisht marrja e kësaj vaksine, por mënyra e transportimit do të jetë shumë e vështirë, pasi vendi ynë nuk mund të ofrojë infrastrukturën e nevojshme për transport por edhe për rujatjen e vaksinës. Kjo pasi kompania e Pfizer mund ta sjell atë deri në doganë në kushtet e duhura të ruajtjes, më pas i gjithë procesi nga magazinimi, deri tek shpërndarja dhe injeksioni kërkon një proces rigoroz ruajtje për të mos humbur efekshmërinë e saj.

Kur vjen një vaksinë në një shtet vjen me frigoriferë specifik, që duhet të krijojnë ngrirje nga -65 deri në -85 gradë dhe më pas duhen shpërndarë në disa zona, siç bëhet me vaksinat normale, me vaksinat e gripit. Për vaksinën e gripit ruhet në 2 ose 8 gradë megjithatë kemi 25% firo në rang botëror. Nga këto problemet e vogla të depozitimit dhe transportimit të vaksinës mund të ndodhin firo më të mëdha të vaksinës antiCovid 19. Kryeministri Edi Rama në Uashington tha se e siguroi vaksinën Pfizer dhe sipas tij në fillim të muajit Janar 2021 vaksina do të shpërndahet në vendin tonë. Megjithatë në Ballkanin Perëndimor Serbia e ka siguruar një sasi prej 5000 vaksinash. Ndërsa Shqipëria është ende në pritje.

Bino për vaksinën dhe infrastrukturën

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik Silva Bino, foli dje mbi strategjinë e vaksimit të popullsisë në Shqipëri dhe sigurimin e infrastrukturës në fillimin e procesit në tre mujorin e parë të vitit 2021.

“COVAX ka tani marrëveshje për të siguruar rreth dy bilionë doza të disa llojeve të ndryshme të vaksinave dhe po ashtu po siguron edhe doza të tjera nëpërmjet kontributeve nga donatorë të ndryshëm. Këto marrëveshje tregojnë që të 190 vendet, që bëjnë pjesë tek COVAX, do të jenë në gjendje të marrin dozat e duhura të vaksinës për të mbrojtur grupet vulnerabël në gjysmën e parë të vitit 2021, me furnizimet e para në tremujorin e parë të vitit 2021 bazuar edhe në gatishmërinë e vendeve për të marrë vaksinën dhe aprovimin e agjencive rregullatore”, u shpreh Bino.

Ajo ka zbardhur skenarin se si do të arrihet të sigurohet vaksina në vendin tonë. “Një skenar është për vaksinën e prodhuar nga PFIZER (BioNTech-Pfizer, shën. red.)që kërkon të ruhet në minus 80 gradë Celcius dhe për këtë nëvojitet një investim për infrastrukturë të re; skenari tjetër është për vaksinën anti Corona të prodhuar nga kompania MODERNA; ndërsa skenari i tretë është për vaksinën e prodhuar nga kompania AstraAzeka për të cilën Shqipëria i ka kapacitetet dhe duhen vetëm të ketë pak shtesa. Por nuk përjashtohet edhe marrja e vaksinave nga kompania Johnson &Johnson apo kompani të tjera”, tha Bino.

Në tre muajt e parë nis vaksinimi

Ekspertja Silvia Bino nga Instituti i Shëndetit Publik tha se në tre muajt e parë të vitit 2021 do të fillojë vaksinimi i popullatës.

“Në 3 mujorin e parë 2021. Komiteti i Ekspertëve të vaksinimit ka identifikuar si grupe prioritare punonjësit e shëndetësisë, rezidentët dhe punonjësit e institucioneve të kujdesit afatgjatë dhe më pas personat mbi 75 vjeç, ata mbi 65 vjeç, personat më të rinj se 65 vjeç me sëmundje bashkë shoqëruese, personelin e shërbimeve kritike”, tha Bino.

Covid ul agresivitetin, 10 humbje jete dhe 422 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të festave të fundvitit ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID-19, vendosni maskë mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik dhe higjenën personale.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka një apel për bizneset të respektojnë rregullat e vendosura në bare, restorante, dyqane dhe kudo ku ofrojnë shërbim për qytetarët. Stafet të jenë të pajisura me maska dhe dezinfektues dhe të respektohet distancimi fizik, për sigurinë e punonjësve dhe qytetarëve që marrin shërbim. Sipas të dhënëave të ministrisë, janë kryer 1908 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 422 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 32 në Sarandë, 21 në Fier, 18 në Durrës, 17 në Shkodër, 14 në Elbasan, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mat, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pogradec, Klos, 7 në Skrapar, nga 6 raste në Krujë, Kamëz, nga 5 raste në Korçë, Delvinë, Tepelenë, nga 4 raste në Mallakastër, Librazhd, Dibër, Gramsh, Poliçan, nga 3 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Berat, Këlcyrë, nga 1 rast në Maliq, Peqin, Prrenjas, Divjakë, Përmet, Tropojë, Mirditë, Devoll. Në 24 orët e fundit janë shëruar 631 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,752 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :  ‘Bab, kam mbet në mal!’/Telefonata e fundit e 27-vjeçarit i zhdukur në bjeshkët e Domajve

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 10 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 60-81 vjeç.

COVID-19 – Statistika (21 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 422

Të shëruar në 24 orë 631

Të shtruar në spitale 379

Humbje jete në 24 orë 10

Testime ditore 1908

Testime totale 240,623

Raste pozitive 53,425

Raste të shëruara 28,752

Raste Aktive 23,575

Humbje jete 1098

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12865

Fier 1700

Durrës 1310

Shkodër 1317

Vlorë 1082

Korçë 1056

Elbasan 939

Berat 918

Lezhë 911

Gjirokastër 552

Kukës 488

Dibër 437

Situata me Covid-19/ Komiteti i ekspertëve shtrëngon masat: Vendi do të ‘mbyllet’ në 20:30 

Nga 24 dhjetori dëri në 4 janar Shqipëria do të ketë masat e reja anti-Covid 19.

Shqipëria forcon masat në kuadër të festave të fundvitit, për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe çdo gjë do të mbyllet pas orës 20.30. Ky lajm u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një konference për mediat me Komitetin Teknik të Ekspertëve. Duke nisur nga data 24 dhjetor, ora policore do të aplikohet duke nisur nga 20:30, deri në 06:00 të mëngjesit.

Kjo masë do të jetë në fuqi deri në datën 4 janar. “Ekspertët vlerësojnë se situata deri sot paraqet qëndrueshmëri, duke vlerësuar kështu edhe impaktin e masave të marra deri tani, të reflektuara sigurisht në këtë situatë. Por kjo situatë ka ende nevojë të vlerësohet në mënyrë dinamike, pasi zbatimi i masave nga të gjithë mbetet thelbësor në kufizimin e përhapjes së këtij virusi” tha Ministrja Manastirliu.

Ajo tha se në terren po vijon testimi, gjurmimi, izolimi i rasteve të dyshuara apo të konfirmuara. “Nga sot, ashtu sikurse të gjithë qytetarët janë informuar, ka nisur testimi i shpejtë i cili është shtrirë dhe në 6 pika të qendrave shëndetësore në Tiranë, sipas fashave orare 10:00-16:00, si dhe në të gjitha qytetet sipas një kalendari të përcaktuar. Po ashtu edhe në spitalet rajonale, në shërbimet e urgjencave ka filluar përpos testimit klasik, pra me PCR edhe testi i shpejtë i antigenit për rastet që përfshihen në udhëzimin e Instituti të Shëndetit Publik”, tha shefja e Shëndetësisë.

Masat e marra

Qeveria ka vendosur kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Së dyti personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme duhet të pajisen me autorizim përmes portalit e-albania. Prej datës 5 Janar, sipas ministrisë, kufizimi i levizjes rikthehet në orën 22:00, sipas specifikave që tashmë të gjithë i njohim.

Po ashtu, kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar, duke përjashtuar shërbimin në banesë, pra atë delivery. Prej datës 5 Janar kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00. Po ashtu rekomandojmë të gjithë qytetarët të shmangin udhëtimet jo thelbësore si dhe aktivitetet jo thelbësore.

“Të gjitha këto masa që kemi marrë, që kemi vendosur së bashku me të gjithë rekomandimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve, do të rivlerësohen në mënyrë dinamike. Pra, nëse do të jetë e nevojshme dhe do të rivlerësohet situata ashtu sikurse është bërë deri më sot, do të merren masa të reja, apo do të rivlerësohen ato ekzistuese. Gjithmonë me synim për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.” tha Manastirliu.

Urimi i Shëndetësisë: Distancimi, Maska, Higjiena dhe kufizimi i kontakteve

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu më shumë se sa një urim për shqiptarët ju ka kujtuar qytetarëve masat anticovid. “Distancimi, maska, higjiena dhe kufizimi i kontakteve. Vlejnë për këto festa më shumë se kurrë. Festimi këtë vit duhet të jetë me familjen e ngushtë, gjithmonë duke zbatuar masat rigorozisht. Është një detyrim, mbi të gjitha për të patur mundësinë të festojmë edhe të tjera herë me njerëzit tanë më të dashur. Me qëllim që kur virusi të jetë zhdukur, këto festa të fundvitit të 2020 të mbahen mend thjesht si të pazakonta të kaluara me ta.

Por në asnjë mënyrë si festat e fundit, ndaj kërkohet nga të gjithë qytetarët edhe një sakrificë e rradhës, për të festuar vetëm në familjen e vogël dhe shpresojmë që me vitin e ri, të kthehemi në normalitetin që secili prej nesh dëshiron”, tha ministra e Shëndetësisë. 

Ministrja e Shëndetësisë: Shkollat hapen në 11 Janar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se shkollat do të hapen në 11 janar ndërsa për çerdhet edhe kopshtet nuk do të ketë ndryshime në këto masa ta reja. sa i takon çerdheve dhe kopshteve, ende nuk ka një përkufizim të këtij kufizimi.

“Ministria e Arsimit ka vlerësuar hapjen e vitit të ri shkollor më datën 11 janar, ndërkohë që sa i përket çerdheve dhe kopshteve nuk ka një parashikim për kufizimin e datave të hapjes dhe do jetë si vitet e tjera.”, tha Manastirliu. Kujtojmë se shkollat në vendin tonë do të mbyllen më 24 dhjetor, me rastin e festave të fundvitit.

Të fundit

113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të...

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por në fund të ditës, e...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Lajme të tjera

Web TV