Balluku në Unazën e Madhe: Po punohet me ritme të shpejta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka vijuar inspektimet në kantierin e Unazës së Madhe.

Shoqëruar nga drejtori i ARRSH Ergys Verdho, Balluku tha se nga të gjithë grupet e punës ka kërkuar që të tregohet kujdes dhe projekti të përfundojë sa më shpejt për faktin se trafiku në Tiranë është i rënduar.

Ndërsa theksoi se kjo do të ndihmonte qarkullimin e jashtëm të qytetit.

“Këtu po bëhet një punë e mirë pasi do të kemi edhe ndërtimin e tuneleve”, tha Balluku.

“Javën që vjen përfundimisht hapet loti 1. Ndërsa pranvera e këtij viti na gjen me përfundimin e lotit 2 dhe lotit 3”, tha Drejtori i ARRSH, Ergys Verdho.

“Përfundimisht nëntoka e Tiranës është e pasur me ujë dhe është një problem që po e hasim kudo. Këtu po bëhet një punë e mirë pasi do të kemi edhe ndërtimin e tuneleve .Procesi IKMT –ASHK është në ngërç për shkak se disa prona nuk kanë lejen e legalizimit.

Ne jemi munduar të gjejmë një zgjidhje që ata të kenë kohën për tu akomoduar. Ne ndërtojmë sot rrugë të reja nga fillimi dhe kjo shpeshherë pengohet nga zona formale në të cilat këto rrugë kalojnë. Na kushton kohë, por padyshim gjithçka ka zgjidhje”, shtoi më tej Balluku.

Të fundit

Pse duhet të qëndrojë Berisha në krye të PD-së

Nga Lorenc Vangjeli Zgjedhjet politike janë instrumenti më i mrekullueshëm i demokracisë për të zgjidhur krizat. Për paradoks, Shqipëria hyn...

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen e Presidencës në procesin zgjedhor

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos ndërhyjë përmes kabinetit të tij,...

‘Më 12 maj do vijë era shtet’, VIDEO e Flamur Nokës bëhet virale në rrjet

Sali Berisha dhe Flamur Noka betoheshin para zgjedhjeve, se nuk do të lejonin asnjë shkelje në 11 maj dhe do të fitonin zgjedhjet. Madje, Flamur...

Mbi 7 mijë vizitorë në vit, Llixhat e Elbasanit shtojnë turizmin kurativ

Banjat e Elbasanit, të njohura ndryshe edhe si llixhat, nga vit në vit po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, kryesisht mosha e tretë,...

“Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo XIV i kërkoi të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV