Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Çështja prapë quhet ‘shqiptare’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekskluzive

Nga Frrok Çupi

Epoka u kthye në pikën ku nisi, thuajse. Çështja ‘shqiptare’ vjen prapë në bankëprovë para botës së Perëndimit e të Lindjes. Pyetja që po bëhet duket shumë e thjeshtë: ‘Ku do të dalë Kosova?’; e dyta është ‘Si do ta mbyllë Shqipëria?’. Në të dy anët- shqiptarë, shqiptarë që lëvizin në kahje të ndryshme.

Këtu, në Tiranë, lëvizja nisi në vitin 1990, ndërsa për Kosovën- 9 vjet më vonë, kur fuqitë e mëdha sulmuan Serbinë për të çliruar Kosovën. Por ama ‘çështja shqiptare’ u vu në agjendën ndërkombëtare si ‘sukses’.

Ndërsa prapë erdhi ora për të mbledhur ‘rrjetat’ si në ditë të egra gjuetie të përbashkët, por tani jo ‘me sukses’:

1.

Do të bëhet apeli për viktimat.

Në të dy anët e ‘shqiptarizmës’ ka shumë të vrarë. Në Kosovë ka më shumë të vrarë nga ‘pushtuesi serb’, madje edhe të zhdukur, që sipas statistikave arrijnë në 1600 e ca. Por në krahasim me Shqipërinë, këta janë më pak, edhe pse Shqipëria nuk është pushtuar që nga Lufta e Dytë. Ndërsa në Kosovë bëhet punë për t’i zbuluar, në Shqipëri ka përpjekje të mëdha për t’i mbuluar viktimat e 3 dekadave të fundit. Vetë ushtruese e detyrës së Presidentit, u nis nga Prishtina në Tiranë për të kërkuar varrin e xhaxhait të së ëmës që ka humbur diku 75 vjet më parë. As që ka dyshim se ajo po kërkonte sinqerisht për varrin e ‘gjeneralit’, puna e saj ishte që me këtë rast të mbulonte viktimat e epokës ‘demokratikase’, kinse duke u fokusuar mbi viktimat e komunizmit që perëndoi.

Sa i përket viktimave në Kosovë, akuza është ngarkuar mbi Çlirimtarët e saj, të cilët tani ndodhen të arrestuar në Hagë. Lidershipi i ri i Kosovës (Osmani- Kurti) është i kënaqur me skemën. Një botë e caktuar ka ndërtuar alibinë se ‘ashtu siç vrau Mlladiq, ashtu vranë edhe ata të UÇK’. Kthim në humnerë. Por për liderët e rinj nuk ka asnjë problem. Tani të shfaqet para syve përpjekja e tyre për të dominuar edhe Tiranën, me qëllim që të mbulohen viktimat e disa fashave: të 21 Janarit, të Gërdecit, vrasjet e kundërshtarëve politik dhe viti 1997.

2.

Do të mbytet Drejtësia ende pa lindur.

Të gjithë u mahnitën dje kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori një vendim të drejtë, edhe pse kundër politikës së deformimit të votës; dhe thanë: ‘Ou, paska Drejtësi këtu?!’. Në Shqipëri Drejtësia ka vdekur që pa lindur. Sapo ra komunizmi, në Shqipëri ndryshoi vetëm emri i Republikës, u hoq ylli nga flamuri dhe u sulmua puna… Të gjitha të tjerat vazhduan si në komunizëm. Si gjykatës u graduan militantët ‘demokratikas’ që bënë kurs 6 muaj në plazh dhe u quajtën ‘të plepave’. Tani që Perëndimi po rreh hekurat që të bëjë Drejtësinë këtu, me sa duket del e pamundur. Vrasësit dhe banditët që kanë mbajtur e mbajnë në duar majat e shtetit, nuk hapin rrugë. Kohët e fundit kanë kërcënuar edhe Evropën duke e quajtur ‘mafie e strukturuar’ pse po ngre Drejtësinë. Janë bërë gati edhe “skuadra zjarri’ nëse dikush guxon e thërret në gjyq të korruptuarit dhe vrasësit. Nga Kosova, politikanët po bëjnë seleksionimin mes grupimeve në Tiranë, duke marrë anën e atyre që shqiptarët këtu ua dinë veprat kriminale. Nëse pas zgjedhjeve të Kosovës (brenda 40 ditësh) do të fitojnë Kurti dhe Osmani, atëherë këtu do të mbartet konfliki; por mes shqiptarësh.

Lexo edhe :  A mund ta rrëzojë etika një pushtet?!

3.

Fiton a nuk fiton, ‘prapë fitova’.

Me këtë moto po shkohet drejt zgjedhjeve parlamentare si në Kosovë edhe në Tiranë. Tirana i ka zgjedhjet në 25 prill 2021; Kosova në gjysmën e kësaj periudhe. Grupimi i ‘rebelëve’ dhe dhunuesve të Parlamentit, ka mjaft gjasa që të fitojë një shumicë, por jo sa për të qeverisur. Albin Kurti ka qenë në qeveri 100 ditë para një viti e ca, por nuk arriti të qeverisë asnjë ditë. Tani pritet të vijë prapë. Ai është i shpallur si majtist ekstrem, përçarës me qeverinë e Shqipërisë, akuzues pa prova, për karakter steril, si qeveri ‘emancipuese’ dhe i pa korruptueshëm!. Këto janë shenja të rënda për fillesën e një epoke të egër. Edhe sikur të mos i fitojë zgjedhjet, do të vet shpallet ‘fitues’. Në Tiranë, ata të pushtetit të vjetër që vetëquhen ‘opozitë’ kanë ngritur të njëjtën skemë dhe po përgatisin ‘dhunë permanente’. LSI, kryesore në opozitë, deklaroi përsëri dje se ‘na pret viti ‘97’. Përplasja do të hapë portat që përsëri shqiptarët të vihen në ‘sallën e reanimacionit’ ku do të hyjnë ndërkombëtarët. Cilën anë do të marrë Kosova me qeverinë e re? Deri tani shenjat janë jo drejt Uashingtonit; Kurti dhe Osmani janë rreshtuar kundër që tani. Edhe në Tiranë, të korruptuarit dhe fajtorët e mëdhenj do ta shqelmonin Amerikën ku janë ‘non grata’ dhe ku nuk gjejnë strehë. Atëherë kjo ‘sallë’ do të hapet përsëri për ‘kombin e sëmurë’. Bota është fokusuar përsëri.

Ja, kështu po ecin punët.

Të fundit

Nëse një mashkull bën këto dy gjëra, ju do vërtet

Kur hyjmë në marrëdhënie, ne shpesh mbështetemi në tërheqjen fillestare, por kjo nuk mjafton për një marrëdhënie afatgjatë dhe...

Gonzato takim me kryetarin e ri të KLGJ: Ti japim popullit shqiptar drejtësinë që meriton

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot takim me kryetarin e ri të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Ilir Rusi. Gonzato u...

Mot i qëndrueshëm dhe me diell, ja si do të jenë temperaturat në fundjavë

1 nëntori ka nisur me diell dhe e tillë do të jetë edhe fundjava e parë e këtij muaji. Në një lidhje direkte për...

Arrestimet e SPAK/Shehi ndan rrugët me PD:Nuk duam të bëjmë karrierë mbi burgun e tjetrit

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar arrestimet e bujshme të SPAK. Kujtojmë se më 21 tetor me urdhër të SPAK u arrestua kreu i...

U përfol se u nda nga Ilnisa, Meritoni i jep fund zërave me këtë veprim (Foto)

Prej ditësh në rrjet është aluduar se çifti i njohur, Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli i kanë dhënë fund lidhjes. Shkak i këtyre dyshimeve u...

Lajme të tjera

Web TV