30 vjet më parë. Ja çfarë shkruan shtypi i huaj për Shqipërinë e vitit 1990
Këto janë shkrime të shkurtra që gazetat prestigjoze amerikane dhe britanike “Associated Press”, dhe “Reuters” i kanë kushtuar Shqipërisë
Associated Press
Shqipëria njeh Partinë e parë opozitare
Autoritetet shqiptare kanë njohur sot formalisht partinë e parë opozitare, duke i hapur rrugën zgjedhjeve shumëpartiake pas shumë dekadash me zgjedhje ku merrte pjesë vetëm një parti dhe ku qeveriste vetëm njëra në fjalë ajo Komuniste. Por qeveria ka vazhduar këtë me një dyshim dhe duke bërë akuza mbi dyshimet e marrjes pjesë në rebelim javën e kaluar. Shtypi zyrtar shqiptar ka raportuar se gjykatat kishin dënuar 18 njerëz me burgim deri në 12 vjet. Më shumë se 150 njerëz ishin në gjyq për akte kundër qeveritare pas dhunës së javës së kaluar në katër qendra provinciale, ka raportuar radioja shtetërore shqiptare.
Ministri i Drejtësisë Enver Halili publikoi një dokument të firmosur dhe të vulosur duke njohur partinë e re në Shqipëri, Partia Demokratike saktësisht pas një jave nga formimi i saj ka theksuar zëdhënësi Genc Pollo. Aprovimi erdhi një ditë pasi partia e re aplikoi për regjistrim dhe presidiumi parlamentar kaloi një dekret duke formalizuar vendimin e Partisë Komunistë të javës së kaluar për lejimin e një partie politike të pavarur. Vendimi duket se reflekton ngritje të presionin tek autoritetet duke i bërë të nxitojnë reformat demokratike. Pas revolucionit demokratik i cili ndau bllokun Sovjetik vitin e kaluar Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë ende nën regjimin stalinist.
18 dhjetor 1990
Opozita shqiptare lufton të zbërthejë rrënjët komuniste
Association Press
Dhoma e plot tension dhe e shkatërruar që shërben si zyrë e partisë së parë opozitare është kujtesë e operacioneve të rastit që sollën revolucionin përmes Evropës Lindore vitin e kaluar. Por përkrahësit e rinj të demokracisë në kështjellën e fundit të stalinizmit në Evropë përballen me një luftë më të ashpër për kthimin në një sistem të ri pas një sundimi 46 -vjeçar komunizmi të egër.
20 dhjetor 1990
Shqipëria heq statujat e Stalinit
Reuters
Shqipëria e shkundur nga trazirat politike ka hequr statujat e fundit të Stalinit në Evropën Lindore. Vendi që i përkiste linjës së atyre të izoluar tani ka filluar me kujdes ndryshime politike dhe po kështu ka çuar vejushën e Liderit Stalinist shqiptar Enver Hoxha në pension. Qeveria shqiptare, një objektiv I rebelëve antikomunistë të javës së kaluar zgjodhi ditëlindjen e 111 të Stalinit, sot për të t’u çliruar nga kjo fantazmë politike. Zhvillimi më i fundit ndjekin 10 ditë të tërbuara ndryshimesh politike në të cilat zëvendësi i Enver Hoxhës, presidenti Ramiz Alia lejoi parti të pavarura politike për të parën herë.
Një lider i partisë së re të formuar, Partisë Demokratike, Gramoz Pashko ka thënë se grupit të tij ishte dhënë lejë të mbante një mbledhje të shtunën. Do të ishte e para opozitë që mbante një tubim legalisht. Mbeturinat e statujave të Leninit tashmë janë hequr. Vejusha e Enver Hoxhës i cili vdiq pesë vjet më parë, Nexhmije Hoxha vazhdoi si udhëheqëse e Frontit Demokratik Popullor i cili kontrollon organizatat masive Komuniste. Një vinç u çua në bulevardin “Stalin” në Tiranë në mesnatën e së enjtes dhe ngarkoi statujën e bronztë në një kamion, me kokën e dalë jashtë këtij të fundit. Ai la pas një statujë të Leninit, formimi i shtetit sovjetik. V
etëm një grup i vogël kalimtarësh të rastit dhe pak policë u ndodhën aty në këtë akt simbolik që duket se vulosi fundin e stalinizmit në Evropë. Në të gdhirë pas një mbulese të kuqe punëtorët filluan punë me trapan për lëvizjen e mbetjeve të mermerit dhe të sheshit të betonuar, duke tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve. Radio Tirana tha se emri i Stalinit dhe simbolet e lidhura me të do të hiqeshin të gjitha nga rrugët, institucionet, dhe qytetit që i ishte vënë emri i tij do t’i ndryshohej.
Zgjedhjet shumëpartiake përballë me Partinë Komuniste Shqiptare po bëhen gati të fillojnë fushatën javën tjetër për zgjedhjet e para shumëpartike në 45 vjet priten të zhvillohen në Shkurt. Kishat të mbyllura nën një politike ateiste rigoroze për më shumë se 20 vjet kanë filluar të rihapen me afrimin e Krishtlindjeve. Masat e para të popullsisë kanë festuar ditët e fundit në kishat ortodokse greke në zonën e minoriteteve greke në jug të vendit kanë thënë disa njerëz. Por nuk ka asnjë konfirmim në lidhje me rihapjen e xhamive për popullsinë muslimane të këtij vendi e cila dikur numëronte 70% të popullsisë.
21 dhjetor 1990
fjala.al