Vllaznia cinike, një gol për 3 pikët në Fier dhe kreun e paprekur të Superiores

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vllaznia triumfon kundër Apolonisë me rezultatin 1-0 dhe vijon të kryesojë e shkëputur Kategorinë Superiore. Një gol i Ardit Hoxhajt i mbylli të gjitha llogaritë dhe shkodranët morën pikët e plota.

Kështu, Vllaznia ka mposhtur minimalisht Apoloninë të mërkurën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore. Në fakt, takimi nuk ka nisur edhe mirë për shkodranët e drejtuar nga gjermani Tomas Brdariç, të cilët u rrezikuan disa herë në fillim nga vendasit. Megjithatë Ardit Hoxhaj vendosi qetësinë të kuqeblutë në minutën e 40-të, duke shënuar golin e epërsinë pas një harkimi të Gurishtës.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, me shkodranët që administruan epërsinë për të marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila i mban në krye të renditjes. Trajner i Apolonisë, Bledar Borova, e nisi me Harizajn në portë, e më pas me Sotën, Agiaren, Repajn, Mihanën, Smaçin, Mehmetin, Haxhiun, Ejohun, Omerin dhe Gjata. Ndërsa homologu i tij gjerman tek Vllaznia u kundërpërgjigj me Zogoviçin në portë, e më pas me Gurishtën, Adilin, Shehin, Isaevskin, Markun, Jonuzin, Krujën, Imerin, Hoxhajn dhe Dilaverin. Që në minutën e 4-të tenton të surprizojë Apolonia me Omerin, i cili bën presion, por Shehi kthen me qetësi topin te Zogoviçi.

6 minuta më pas vjen një tjetër mundësi e mirë për Apoloninë, që bën presion në këto minuta të para. Omeri pason bukur për Gjatën, i cili surprizohet nga një dalje e portierit Zogoviç, i cili largon rrezikun. Vetëm në minutën e 12-të vjen reagimi i Vllaznisë dhe Kruja lëshon një gjuajtje të fortë nga e majta, madje krijohet iluzioni i golit, por topi përfundon jashtë. 5 minuta më vonë, pretendojnë për 11-metërsh tek Vllaznia, për prekje të topit me dorë nga Sota, por nuk është i këtij mendimi arbitri Koçi. Në minutën e 22-të paraqitet një rast shumë i mirë për Vllazninë.

Isaevski harkon nga e majta, por Dilaveri godet shumë keq me kokë, në një pozicion ku kishte mundësinë të rrezikonte. 11 minuta më pas është pranë golit Apolonia, me Rrepajn, i cili pas një harkimi të Mehmetit gjuan fortë me të majtën, por Zogoviçi bën heroin duke bërë një pritje spektakolare. 5 minuta para fundit të pjesës së parë, kalojnë në epërsi shkodranët me Ardit Hoxhajn, i cili pas një krosimi të Gurishtës nga e djathta godet bukur me kokë, duke mposhtur portierin Harizaj. Në minutën e 43-të, tjetër rast i rrezikshëm për Vllazninë, që ka mundësi të dyfishojë shifrat.

Lexo edhe :  UEFA propozon 3 ndryshime themelore në Champions League, hiqen shtesat 30-minutëshe

Gurishta jep një top të bukur për Imerin, me këtë të fundit që nuk mendohet shumë, duke lëshuar një gjuajtje të fortë, por Harizaj reagon bukur duke e larguar topin. Me epërsinë minimale të miqve mbylle pjesa e parë, ndërsa në të dytën, është sërish Vllaznia që kërkon golin e dytë me anë të autorit të të parit, Hoxhajn, që pas një harkimi të marrë nga Isaevski, e ul topin me gjoks për Imerin, por ky i fundit gjuan mbi traun horizontal të portës në minutën e 50-të. Shtatë minuta më pas është pranë golit të dytë Vllaznia!
Imerin provon me një gjuajtje të fortë brenda në zonë, por gardiani i portës fierake, Harizaj, bën heroin duke e dërguar topin jashtë për një goditje këndi. Vllaznia mbizotëron në lojë dhe në minutën e 64-t ka një tjetër rasti të volitshëm me Dilaveri që pasi driblon një mbrojtës, drejtohet nga porta, por Harizaj bën ndërhyrjen vendimtare duke larguar rrezikun. Shkodranët do të vijojnë ta administrojnë me sukses epërsinë, duke qenë të vendosur shumë mirë në mbrojtje dhe duke provojnë madje të shënojnë të dytin me kundërsulm, por pa rezultat dhe kështu që largohen nga Stadiumi “Loni Papuçiu” me një fitore minimale, por me një 3-pikësh mjaft të vyer.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Fitore me spektakël në “Anfield”, Liverpool zyrtarisht kampion i Premier League!

Liverpool është zyrtarisht kampion i Premier League! Ekipi i drejtuar nga Arne Slot ka fituar 5-1 ndaj Tottenham në...

“Provinciale që donte të bëhej qytetare”, G Banit nuk i del inati me Danjën

Duket se G Bani nuk i ka dalë akoma inati me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania 4”, Danjën, pasi kjo e fundit nuk...

Gary Kokalari sulmon Berishën: Mjeku që i bëri autopsinë Kosta Trebickës, sot kandidat

Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari i ka shkruar një letër drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, ku rendit disa veprime të dyshimta dhe në dukje të...

Rama: Nëse Vlora nuk thyen rekord më 11 maj, do jetë turp i madh!

Në përfundim të takimit elektoral me vajzat dhe gratë në Vlorë, kryeministri Edi Rama dha një mesazh për patriotët e tij. Duke sjellë në vëmendje...

29-vjeçari grek dyshohet se vrau veten, a ka lidhje trafikanti shqiptar?

Një ekip i FBI-së greke është dërguar në Lesvos për të hetuar faktet e çuditshme në rastin e vdekjes së rojes bregdetare, 29-vjeçarit, Nikos...

Lajme të tjera

Web TV