Vrasja e Klodianit/ Denaj: Pension 8-fish më i lartë i akorduar për familjen Rasha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në fjalën e saj në Kuvend foli për ndryshimet e parashikuara në ligjin për sigurimet shoqërore, ndryshime që erdhën pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së Klodjan Rasha.

Në prezantimin e këtij akti normativ në radhë të shpreh ngushëllimet e mija për familjen Rasha. Ky akti normativ synon t’i qëndrojmë sa më pranë familjes në këtë moment të vështirë. Qeveria ka propozuar që të shikohet mundësia ligjore për të trajtuar financiarisht familjet e personit që humb jetën nga një situatë e tillë“, tha Denaj.

Ministrja foli gjithashtu edhe lidhur me Aktin Normativ ku i akordohet një pension social 8-fish më i lartë familjes Rasha pas vrasjes nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Më lejoni që në prezantimin e këtij Akti Normativ, në radhë të parë të përcjell ngushëllimet e mia familjes Rasha për këtë dhimbje të madhe. Ky Akt Normativ që paraqitet për shqyrtim dhe miratim ka si synim për t’i ardhur në ndihmë familjes në një situatë të vështirë. Qeveria ka propozuar që të krijohet mundësia ligjore për të trajtuar financiarisht familjen e personit që ka humbur jetën. Sigurisht bashkohemi me dhimbjen e familjes dhe këtë kryeministri Rama dhe gjithë qeveria e kanë shprehur që ditën e parë e ne vijim”, tha ministrja.

Ky do të mund të përdoret në rast se precedentë të tjerë tragjik do të përsëriten. Gjatë fjalës së mbajtur sot, ministrja Denaj deklaroi se është bërë e mundur gjithashtu përfshirja në një skemë të veçantë për marrje të pensioneve për ish-punonjësit e ndërmarrjeve ushtarake, nga e cila do të përfitojnë 141 persona./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Antonio Diodato koncert në Tiranë/ Veliaj: Qershia mbi tortë e Javës së Kulturës Italiane

Artisti i njohur Italian, Antonio Diodato, shumë i dashur edhe për publikun shqiptar, do të mbajë mbrëmjen e sotme...

Nisin fluturimet direkte për në Valencia nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

6 qershor 2024, Valencia është destinacioni më i ri në listën e linjave që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiaranës ofron si mundësi për udhëtarët. Më...

E dini që e qara na bën mirë? Ja 11 përfitimet

E qara është një përgjigje e natyrshme e njeriut ndaj një game të gjerë emocionesh. Është normale të qash ndonjëherë, veçanërisht në ngjarje të...

Momente terrori për pasagjerët, avioni merr flakë sapo ngrihet në ajër (VIDEO)

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në aeroportin e “Toronto Pearson” në Kanada, me avionin Air Canada të fluturimit AC872 që u mbulua nga...

Leo Messi e pranon: “Skuadra më e mirë në botë është Reali!”

Lionel Messi, “yll” i Inter Miamit dhe Argjentinës, në një intervistë për “Infobae” u ndal në kritikat e shumta që mori në vendlindjen e...

Lajme të tjera

Web TV