Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka raportuar të premten për 249 raste të infektimit me koronavirus, pas kryerjes së 1,048 testeve.
Në 24 orët e fundit, autoritetet kanë thënë se janë regjistruar tetë viktima duke e çuar në 1,298 numrin total të të vdekurve prej kur ka shpërthyer pandemia.
Në njoftimin e tij ditor, ky Institut ka thënë se të premten nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19, janë shëruar 538 pacientë, derisa raste aktive janë 10,181.
Prej 13 marsit, kur janë raportuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, e deri më 25 dhjetor autoritetet kanë regjistruar 50,135 raste, prej tyre 38,656 janë shëruar./r.g/fjala.al