Ngjarjet e datës 26 dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1968 – Në kuvendin federativ të RSFJ u aprovuan amendamentet në kushtetutë, me të cilat u zgjerua autonomia e krahinave të Kosovës dhe Vojvodinës duke u dhënë statusin e ngjashëm me atë të republikave. Krahinat fituan kushtetutën krahinore. Krahina e Kosovës dhe Metohisë e mori emrin Kosovë.

1898 – Marie dhe Pierre Curie shpallën zbulimin dhe izolimin e radiumit. Kjo arritje e bëri çiftin Curie laureat të Çmimit Nobel për Fizikë në vitin 1903.

1982 – “Njeriu i Vitit” në revistën amerikane “Time” u shpall për herë të parë një qenie jonjerëzore. Ky titull nderi iu dha një kompjuteri personal “për ndikimin e madh për mire a keq në jetën e njeriut”.

2004 –       Një tërmet me madhësi 9.1 me epiqendër Oqeanin Indian në perëndim të Sumatrës, Indonezi. Tërmeti që preku 13 vende në Azi dhe cunami që pasoi shkaktoi vdekjen e afërsisht 283 mijë njerëzve. 128,000 njerëz humbën jetën vetëm në Indonezi. Tërmeti u regjistrua si më i ashpër i shekullit të kaluar.

1890 – Vdiq në Napoli të Italisë tregtari dhe arkeologu amator gjerman, Heinrich Schliemann, i cili zbuloi Qytetin Antik të Trojës dhe nxori kontrabandë jashtë Turqisë thesaret që gjeti atje.

1905 – Diamanti 3.106-karatësh “Cullinan” u gjet në Pretori të Afrikës së Jugut. Ky gur i çmuar u nda në 9 pjesë duke prodhuar kështu elmazin më të madh të botës, 530 karatë, i cili u vendos si zbukurim mbi kurorën e Mbretërisë së Bashkuar.

Të fundit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon gjuhën agresive të PD ndaj gazetarëve

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron të papranueshme gjuhën e disa prej drejtuesve të partisë kryesore të opozitës ndaj...

BE ‘shuplakë’ Kurtit: Veprimet e qeverisë po minojnë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

Bashkimi Europian ka reaguar sot fuqishëm ndaj Prishtinës zyrtare, duke e cilësuar si “qeveri në largim” Albin Kurtin dhe si “minues të pozicionit ndërkombëtar...

Zbulohen emrat e Sunny Hill, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

Sunny Hill do të fillojë fuqishëm me Dua Lipën, që rikthehet në vendlindje për ta hapur festivalin! Pjesë e turnet të albumit “Radical Optimism”...

Laç / Përplasen dy makina, një nga drejtuesit transportohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Laç–Patok, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, një nga drejtuesit e...

Rama dhe Macron vizitojnë Piramidën, inspektojnë shkollën franceze të kodimit

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez, Emanuel Macron, të shoqëruar edhe nga stafet e tyre përkatëse, në mbarim të Samitit të Komunitetit Politik të...

Lajme të tjera

Web TV