Video/ Shqipëria me një godinë të re të Arkivit Qendror Shtetëror

Ka përfunduar pjesa e parë e projektit për ndërtimin e vendruajtjes së Arkivit Qendror Shtetëror në Shkozë.

Kryeministri Edi Rama ishte në një inspektim ditën e sotme në godinën e re, për të cilën u shpreh se është bërë sipas standardeve më të mira arkivore për të ruajtur biografinë e shtetit tonë.

Ai thotë se është e tmerrshme se si është lënë infrastruktura e Arkivit Qendror Shtetëror, sidomos në vitet e Rrumpallës Demokratikase.

Shkozë – Pas 100 e kusur vjetësh edhe Shqipëria e ka më në fund infrastrukturën grumbulluese e mbrojtëse të Arkivit Qendror Shtetëror, sipas standardeve më të mira arkivore për të ruajtur biografinë e shtetit tonë
?
***e tmerrshme se si për dekada e dekada, sidomos në vitet e Rrumpallës Demokratikase, memoria e dokumentuar e truallit shqiptar që nga shekulli VI dhe më pas e vetë shtetit shqiptar qysh nga 1912 u la në mëshirë të fatit, në kushtet e një turpi të pashoq që është në fakt pasqyra e patriotizmit fals të atyre që atdheun e trajtuan vetëm si avaz propagandistik e si plaçkë pushteti…“, shkruan Rama në Facebook.
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit, Ardit Bido gjatë inspektimit të kryeministrit Rama, u shpreh se kjo është vetëm faza e parë dhe godina e parë e projektit.

Ai u shpreh se janë dhe 2 godina të tjera në pritje për tu rikonstruktuar, si dhe ambjenti rrethues i këtij kompleksi, një projekt që pritet të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm.

Aktualisht të dy godinat, në Tiranë dhe e reja në Shkozë kanë një kapacitet prej 75 mijë kutish ku ruhen dokumente të shtetit shqiptar.

Bido u shpreh se kjo do të jetë funksionale për 20 vitet e ardhshme ndërsa godinat e tjera që do të ndërtohen do të mbahen për raste emergjencash./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 4 Tetor 2025