Pandemia/Sigurohet vaksina për Ballkanin Perëndimor, KiE jep 70 mln euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Komisioni Europian i ka dhënë dritë jeshile Shqipërisë dhe vendeve të tjera që janë jashtë Bashkimit Europian që të blejnë vaksinën anticovid19 duke i akorduar një shumë të madhe. Me këtë shumë Shqipëria mund të blejë vaksinën edhe të mos presë tepricat nga vendet e BE-së.

Kështu, Komisioni Europian i vjen në ndihmë Ballkanit Perëndimor duke miratuar një paketë 70 milionë euro për aksesim të shpejtë në vaksinën ndaj COVID-19. Në këtë kohë kur sigurimi i vaksinësh po bëhet pak i vështirë për shkak se po hidhen shumë pak në treg, KiE ka hapur një rrugë.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi thotë se Ballkani Perëndimor është partner i privilegjuar i BE dhe do të vijohet në këtë frymë edhe me vaksinat. Ai thotë se po ndërmerren hapa që sa më shpejt në vendet e Ballkanit Perëndimor të nisë vaksinimi për stafet kritike dhe grupet më të riskuara ndaj COVID-19.

Në bazë të kësaj pakete, 70 milionë eurot do përdoren që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë mundësinë e aksesit për vaksinën nëpërmjet vendeve të BE-së të cilat tashmë e kanë siguruar të gjitha dhe kanë filluar prej ditës së dielë të vaksinojnë masivisht pupullatën europiane.

Theksohet se kjo paketë është e gjitha në formë grantesh për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria. “Gjatë gjithë pandemisë, BE-ja ka treguar që ne e trajtojmë Ballkanin Perëndimor si partnerë të privilegjuar. Ne vazhdojmë të veprojmë në këtë frymë edhe në rastin e vaksinave, duke ndërmarrë hapa për të mundësuar një fillim të shpejtë të fushatave të vaksinimit për stafin kritik dhe grupet më të prekshme në rajon herët. Vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar në përfundimin e pandemisë dhe fillimin e rimëkëmbjes socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor.“,  tha Varhelyi.

Paketa do të shpërndahet në formën e granteve që do të ndihmojnë në mbulimin e kostos së vaksinave për grupet prioritare në rajon, si dhe pajisjet e nevojshme të vaksinimit. Kjo do t’i mundësojë Ballkanit Perëndimor të blejë një numër vaksinash nga Marrëveshjet e Blerjes së Advancës së BE me gjashtë prodhues, me Shtetet Anëtare të BE që ndajnë një pjesë të dozave të tyre të para-alokuara. Me marrjen e kësaj shifre, Shqipëria nuk do të jetë në pritje të vaksinës që do të teprojë nga vendet e Bashkimit Europian por mund të sigurojë blerjen tek prodhuesit. Dje i është ofruar edhe Rusia Shqipërisë për të blerë vaksinën e tyre.

Lexo edhe :  Në paradhomën e play-off-it

Shqipëria është ende në pritje të vaksinën në muajt e parë të vitit 2021, ndërkohë që pothuaj të gjitha vendet e Bashkimit Europian kanë filluar vaksinimin. Përjashtohet Serbia, e cila edhe pse nuk është vend i Bashkimit Europian ka filluar vaksinimin e popullatës së saj duke vaksinuar edhe vende që i ka nën juridiksionin e vetë në Kosovë. Kryeministri Rama është zotuar se brenda muajve të parë të vitit që vjen të fillojë vaksinimi masiv në ambientet e Stadiumit “Air Albania”. Sipas Ramës Ministria e Shëndetësisë po merr të gjitha masat për tu bërë vaksnimi atz pasi është ambient i hapur edhe mund të kontrollohet më mirë distanca anticovid. Edhe pse Rama ka shprehur siguri për ta siguruar ai tha se do të lypë vaksina ku të mundet për të bërë të mundur vaksnimin e shqiptarëve.

Hoti: Varhelyi-n më siguroi se vaksina do arrijë në Kosovë në të njëjtën kohë me Shqipërinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti zhvilloi dje një bisedë telefonike me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Zyra e Kryeministrit bën me dije se në këtë bisedë telefonike është diskutuar për zhvillimet politike në vend, si dhe situatën me pandeminë COVID-19.

“Kryeministri Hoti e ka siguruar z. Varhelyi, se Kosova do të vazhdojë të ketë stabilitet institucional dhe fiskal, do ta trajtojë me prioritet menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe do t’i kryej të gjitha obligimet që dalin karshi procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Ndërsa sa i përket sigurimit të vaksinës kundër COVID-19, Varhelyi ka siguruar Hotin se një sasi e saj do të arrijnë në Kosovë në të njejtën kohë sikurse në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. “Të dy bashkëbiseduesit ngritën shqetësimin për hyrjen ilegale të vaksinës kundër Covid-19 në Kosovë, pa procedura të rregullta të importit apo donacionit për produkte medicinale, për të cilat nuk dihet as origjina.

Kjo sjellje e Republikës së Serbisë u konsiderua e papranueshme dhe institucionet e Kosovës  kanë inicuar veprimet e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këto veprime”, thuhet tutje në njoftim.

Të fundit

Policia fik sinjalin e News24!

Në vend të lajmeve, ekrani i News24 sot shfaq vetëm shiritat vertikalë me ngjyra prove, të bardhë, të verdhë,...

A do të ripushtohen hapësirat e çliruara publike?

Nga Eduard Zaloshnja "A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do të ripushtohen me kalimin e kohës?" -- kjo ishte pyetja kryesore e pyetësorit,...

A do të prishen tetë kate që janë ndërtuar më tepër te gradaçela te sheshi Skënderbej?

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një ndjekësi që i shkruante "nëse do të prishen tetë katet te gradaçela në sheshin Skënderbej". Rama thotë se janë kryer...

Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri

Një copëz e rrallë e Marsit, e zbuluar dy vite më parë në Niger të Afrikës Perëndimore, është shitur muajin e kaluar në një...

Hap i madh në karrierë, Raul Sabliqi transferohet te Cecina në Serie B italiane

Raul Sabliqi ka bërë hapin e madh në karriere duke u transferuar te skuadra e Cecina Volej në Serie B italiane. Volejbollisti që fitoi gjithçka...

Lajme të tjera

Web TV