Basha takon Hoxhajn: Shqipëria, e palëkundur dhe në krah të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një takimi të zhvilluar me kryetarin në detyrë të Partisë demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, lideri i opozitës Lulzim Basha, u shpreh i vendosur se Kosova, do të ketë vullnetin dhe gatishmërinë e PD për një bashkëpunim më të thellë mes dy vendeve.

Mbështesim fuqimisht aspiratat dhe objektivat e Kosovës. Diplomacia shqiptare duhet të jetë në dispozicion dhe mbështetje të Kosovës. Kam garantuar se unë dhe PD, sot dhe pas 25 prillit do të japim mbështetje totale për Kosovën. Folëm për sfidën e përballjes me Gjykatën Speciale. Një proces që nuk mund të kthehet si gjykim ndaj luftëtarëve”, tha Basha.

Ndërkohë Hoxhaj tha se në këtë takim, bashkëpunimi me kreun e PD Lulzim Basha, ka qenë në kushte shumë të mira.

Do të ketë bashkëpunime konkrete ndërmjet ekonomisë në Kosovë dhe ekonomisë në Shqipëri. Për ne Shqipëria është një partner strategjik. Jemi dy shtete por duhet të kemi një qëndrim në raport me temat që Kosova do t’i ketë në të ardhmen, një qëndrim edhe sa i takon liberalizimit të vizave”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV