Kantautori i njohur shqiptar, Kujtim Prodani është infektuar me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, i cili në Facebook, ka postuar një foto me maskë oksigjeni nga spitali “Shefqet Ndroqi”.
Prodani e quan flamë të keqe virusin, ndërsa shton se i ka marrë shumë miq kohët e fundit. Të shumtë janë ata që e inkurajojnë të qëndrojë i fortë e të përballet deri në fund me këtë virus.
“Sa miq e sa të afërm na more ; o flamë e keqe! Klinika “SHEFQET NDROQI”, shkruan Prodani./Bl.Ba/Fjala.al
https://www.facebook.com/kujtim.prodani/posts/3960397780646818