Para se të përdorni telefonin mos e harroni këtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë jemi të fiksuar pas teknologjisë dhe selfive perfekte dhe kjo është normale për ditët që jetojmë. Para se të mendoni për selfien e radhës mos harroni se qindra fëmijë afrikanë sakrifikohen për Iphone-t e Samsung-ët tuaj.

Qindra punëtorë në Afrikë , kalojnë 12 orë në ditë duke gërmuar për të nxjerrë koltan, një përçues magjik që fuqizon iPhone, Samsung Galaxy dhe celularët tjerë.

Ndonëse kjo duket si në shekullin e kalaur, ky nuk është faji i përdoruesve të telefonave as i juaji por i politikave globale.  Duke mbushur thasët e orizit me këtë material, punëtorët më pas bartin thasët mbi supet dhe kokat e tyre në një metodë primitive për në një pritë primitive me gurë dhe rërë, aty ku kalon uji.

Duke e larë dhe filtruar me dorë, ata ndajnë mbeturinat nga materiali. Ky material, i nxjerrë nga miniera Luvov, arrin në Republikën Demokratike të Kongos, aty ku më pas bëhet gati për t’u shitur.

Kur rafinohet, koltani bëhet tantal metalik, një pluhur i qëndrueshëm ndaj nxehtësisë që mund të mbajë mbushje të lartë elektrike, vendimtar për qarqet elektrike që i mbajnë gjallë celularët tanë, laptopët dhe shumë pajisje të tjera teknologjike.

Kjo minierë, e krijuar në krye të një mali në zemër të Afrikës, është një nga vendet e pakta në botë ku gjendet ky material i rrallë.

 

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV