Përgjaket dita e fundit e vitit në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin në ditën e fundit të vitit 2020. 59-vjeçari Përparim Ademi ka qëlluar për vdekje bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj rreth 40 vjeç. Ishte ora 10:12 minuta, kur Ademi qëlloi me breshëri automatiku drejt dy motrave që gjendeshin në katin e tretë të një pallati në zonën e Astirit. Pas krimit ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“Vetëm dy orë ka zgjatur arratia e 59-vjeçarit Përparim Ademi që ekzekutoi me breshëri kallashanikovi motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se është bërë një konflikt mes autorit dhe bashkëjetueses së tij Zhaneta Metani, pasi kjo e fundit nuk pranonte të vazhdonte me lidhjen”.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë për ngjarjen, ndërsa krimi i rëndë ndodhi në prani të fëmijëve të mitur të një prej viktimave.

“Autori ka qëlluar disa herë me armë zjarri automatik. Armën e ka lënë në banesë dhe është larguar në këmbë pas pallatit nëpër lagje. Po marrim të gjitha provat, si dhe do të pyeten edhe dëshmitarët. Në vendngjarje kanë qenë edhe dy persona, që dyshohen të mitur 15 dhe 16 vjeç, që janë fëmijë të viktimës”.

Uniformat blu sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov, që 59-vjeçari e la në banesën ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë. Vetë autori në deklarimet paraprake para oficerëve është shprehur se vrasjen e kreu për xhelozi, ndërsa në pyetje pritet të merren edhe fëmijët e mitur të cilët kanë qenë prezent në momentin e ekzekutimit të dyfishtë./Fjala.al/

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV