Sjellin fat të keq, cilat janë gjërat që nuk duhet t’i bëni natën e ndërrimit të viteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nata e Vitit të Ri festohet gjerësisht në botë, ndonëse këtë vit festa në të gjithë globin është reduktuar.

Mes shumë traditave që e shoqërojnë këtë festë, siç janë bakllavaja, gjeli i detit dhe mbushja e tryezës plot me ushqime të mira, ekzistojnë edhe shumë besëtytni, të cilat dashur pa dashur i besojmë.

Disa besëtytni i kemi të dëgjuara nga gjyshet, disa të tjera i kemi huazuar nga vendet e tjera, por shumë njerëz i respektojnë, sepse besojnë se shumë prej tyre kanë lidhje me gjërat që u ndodhin.

Cilat janë disa prej këtyre besëtytnive, që njerëzit besojnë për natën e ndërrimit të viteve dhe cilat janë gjërat që nuk duhet të bëjmë natën e ndërrimit të viteve, sepse mund të sjellin fat të keq?

Viti i Ri nuk duhet t’ju gjejë me borxhe

Shumë njerëz mendojnë se nëse Viti i Ri ju gjen me borxhe, edhe vitin që vjen do ta kaloni duke marrë borxhe.

Mos e mbaroni të gjithë pjatën

Viti i Ri duhet t`ju gjejë me tavolinën plot, kështu që kujdesuni që të lini diçka në pjatë dhe të mos i konsumoni të gjitha para se ora të shënojë 00:00.

Mos i prisni bananet

Bananet mendohet se sjellin fat të keq. Nëse i keni në shtëpi, mos i prisni dhe as mos i konsumoni natën e Vitit të Ri, lërini për të nesërmen (gjithmonë nëse jeni supersticiozë).

Ushqime të tjera që duhet të evitohen janë gjërat me krahë, si pula, pasi mendohet se fati fluturon tutje nëse i konsumoni. Po ashtu, nuk duhet të konsumohet arragosta, duke qenë se ajo ecën mbrapsht dhe njësoj mund të të ecë fati juaj vitin që vjen./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21...

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të ndëshkojë ata që djegin ose...

Protesta në Tel Aviv, rezervistë që refuzojnë shërbimin

Ofer Cassif* Ndërsa Izraeli e shtyn përpara ofensivën e zgjeruar ushtarake në Gaza, me pasoja shkatërruese, më afër shtëpisë zëri i kundërshtimit po rritet. Të...

Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Adriatik Lapajt dhe la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që mandati i...

Cipa dhe liria

Nga Ben Andoni Sikur dikush do arrinte ta prekte e ta hiqte cipën e shoqërisë sonë, atëherë do të trandej i gjithë vendi, bashkë me...

Lajme të tjera

Web TV