Xhaçka uron efektivët e Forcave të Armatosura: Jeni mesazh shprese e sigurie për çdo shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti dhe më pas pandemia treguan edhe njëherë jo vetëm kapacitetet e Forcave të Armatosura për të përmbushur detyrën e tyre, por njëherësh edhe dimensionin e tyre human duke qenë kudo ku ka nevojë.

Përmes një videomesazhi për festat e fundivitit, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh mirënjohjen mijëra burrave dhe grave që mbajnë veshur me krenari uniformën.

Xhaçka thekson se efektivët e FA ia kanë dalë të bëjnë punë shumë të mira, në një vit me shumë sfida

2020 ishte për FA një vit sfidash, të cilat bashkërisht i kemi kaluar me sukses. Ia kemi dalë të realizojmë shumë punë të mira, për ta bërë FA më moderne, më profesioniste, më pranë standardeve të një ushtrie të NATO, më të aftë për të garantuar sigurinë, jetën shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.

S’ka qenë e lehtë deri më sot e s’ka për të qenë e lehtë prej këtej e tutje. Por nuk na trembin vështirësitë apo sfidat. Na mjafton që qytetarët sot e vlerësojnë FA si kurrë më parë. Këta djem dhe vajza që i shërbejnë Shqipërisë brenda dhe jashtë kufijve të saj, dua t’i falenderoj nga zemra për gjithçka kanë bërë në 2020 dhe dua t’u uroj më të mirën për 2021, sepse me punën e tyre janë kthyer në një mesazh shprese dhe besimi, në një mesazh optimizmi për të gjithë.

Faleminderit për shërbimin dhe qoftë 2021 një vit më i mbarë për gjithsecilin nga ju dhe familjet tuaja!”, shprehet në mesazhin e saj për të gjithë efektivët e FA ministrja Olta Xhaçka./Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

10 rregulla për të përballuar vapën në tavolinë: nga frutat dhe perimet te bishtajoret

Filloni ditën me një mëngjes të lehtë dhe hidratues, mundësisht me kos dhe fruta të freskëta. Shmangni ushqimet yndyrore...

Adriana Kalaja, thirrje demokratëve të rrëmbejnë armët: S’kemi rrugë tjetër

Adriana Kalaja thotë se shqiptarëve dhe demokratëve nuk iu ka mbetur rrugë tjetër, veçse të rrëmbejnë armët. Sipas saj, kur zgjedhjet janë të vjedhura dhe...

Nga ëndrra te një ikonë globale. Disneyland, 70 vjet “Vendi më i Lumtur në Tokë”  

Nga Gina Di Meo “Disneyland është Toka Juaj.” Me këto fjalë, mëngjesin e 17 korrikut 1955, Walt Disney priti vizitorët e parë në atë që...

Ilir Meta kërkon zbutje të masës së sigurisë, gjykata tërhiqet për vendim

Gjykata e Apelit të Posaçëm është tërhequr sot për të dhënë vendimin në lidhje me kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta,...

Berisha me zyrtarin e PPE: Shqipëria nën narko-regjim që ka shndërruar zgjedhjet në farsë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim në selinë e PD me Patrick Voller, Drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë të...

Lajme të tjera

Web TV