Emigrantët kthehen në vendet e punës, ja sa shqiptarë hynë e dolën në 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo e dielë shënoi nisjen e fluksit të emigrantëve të cilët po kthehen drejt vendeve ku ata punojnë. Në pikën kufitare të Kakavijës raportohet për një fluks normal drejt Greqisë përgjatë 24 orëve të fundit, ndërsa pritet të ketë një rritje ditën e nesërme.

Burime zyrtare bëjnë me dije se nga kjo pikë doganore kanë kaluar kufirin 1452 shtetas. Po punohet me katër sportele në hyrje-dalje nga pala shqiptare, ndërsa ajo greke punon me dy sportele. Nuk janë shënuar radhë.

Nesër pritet të ketë një shtim të numrit të emigrantëve pasi dhe pronotimet në linjat e urbanëve kanë qenë të shumta.

Numri i emigrantëve që erdhën për të festuar në atdhe ka qenë më i ulët këtë vit, kjo për shkak të pandemisë dhe kushteve të pafavorshme që u krijuan gjatë këti viti.

Ndërkohë në Kapshticë me 2 janar kanë hyrë 86 shtetas dhe 31 mjete. Ndërsa në Qafë-Thanë, kanë hyrë 1922 shtetas dhe kanë dalë 2090 shtetas./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Artan Shkeli tregon takimin e fundit me Lamen para se të nisej për në spital

Akritekti dhe një ndër miqtë më të mirë të Tan Lames, Artan Shkreli ka zbuluar takimin e fundit me...

Bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në Rinas, ku një fëmijë 2-vjeçar, holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i...

Shoferi nuk u hapi telefonin, zbardhen përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit

Zbardhen detaje nga përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit të cilët komunikojnë për një ngarkesë droge dhe vështirësinë për të komunikuar me shoferin...

Rezervat e arit për rendin e ri financiar, SHBA po vepron në heshtje

Ari mbetet simbol i pasurisë, fuqisë dhe stabilitetit, ndërsa SHBA kryeson bindshëm listën globale të rezervave të këtij metali të çmuar. Sipas Këshillit Botëror...

“Urime, Igli!” Presidenti Armand Duka “zyrtarizon” Taren te Milani

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka uruar publikisht Igli Taren për pozicionin e tij të ri si drejtor sportiv i Milanit. Me një postim...

Lajme të tjera

Web TV