Jo vetëm Covid-19/ Këto janë ngjarjet që bënë bujë në vitin 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2020 ishte një vit si asnjë tjetër më parë. Por edhe pse do të mbahet në mend më së shumti për pandeminë e coronavirusit, kishte edhe ngjarje të tjera që dominuan këtë periudhë 12-muajshe.

Fundi i Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Evropian

Deputetët e Evropës e kanë përkrahur marrëveshjen e Brexit me 621 vota pro dhe 49 kundër, duke i hapur kështu rrugën Mbretërisë së Bashkuar të largohet nga Bashkimi Evropian.

Harvey Weinstein u dënua me 23 vjet, për përdhunim dhe ngacmim seksual

Producenti i filmave, Harvey Weinstein, u shpall fajtor për këtë vepër në një gjyq të New York-ut.

Vdekja e Kobe Bryant

Superylli i NBA-së ndërroi jetë më 26 janar në një përplasje helikopteri së bashku me tetë persona të tjerë, përfshirë vajzën e tij 13-vjeçare Gianna.

Lëvizja Black Lives Matter e cila shpërtheu në SHBA, reflektoi edhe në nivel global

Kauza e Black Lives Matter apo BLM, shpërtheu pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd më 25 maj të vitit 2020.

Floyd vdiq pasi njëri prej oficerëve gjatë arrestimit të tij ia vendosi gjurin në qafë për gati 8 minuta.

Shpërthimi masiv që shkatërroi Bejrutin

Më 4 gusht, ndodhi një shpërthim masiv në portin e Bejrutit në Liban, që i mori jetën 200 personave.

Një zjarr shkaktoi shpërthimin e 2,750 tonë kimikatesh, të cilat ishin ruajtur në portin detar të kryeqytetit libanez.

Protesta në Bjellorusi

Protestat në Bjellorusi shpërthyen në gusht pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, ku doli sërish fitues Aleksandër Lukashenko. Ky i fundit thuhet se fitoi 80 për qind të votave.

Motivi i këtyre demonstratave lindi pasi opozita fajësoi Lukashenkon për manipulimin e rezultatit, ndërsa iu kërkua edhe dorëheqja e tij.

Protestat vazhdojnë ende edhe sot, por kryesisht gjatë fundjavës.

Lexo edhe :  7 planetë do të rreshtohen në qiell, ja kur pritet të ndodhë fenomeni i rrallë

Helmimi i opozitarit rus Alexei Navalny

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, më 20 gusht u helmua me agjentin nervor Novichok.

Ai kishte filluar të ndihej keq ndërsa po fluturonte për në Moskë. Aeroplani u detyrua të bënte ulje të paplanifikuar në Omsk të Siberisë.

Për një kohë të gjatë ai ishte trajtuar në një spital në qytetin e Berlinit të Gjermanisë.

Helmimi i opozitarit rus me Novichok ishte konfirmuar edhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.

Një hulumtim i përbashkët midis Bellingcat, The Insider, Der Spiegel dhe CNN, ka zbuluar të dhëna që implikojnë Shërbimin rus të Sigurisë (FSB) në helmimin e kundërshtarit të Vladimir Putinit.

Vrasja e mësuesit në Francë

Një djalë 18-vjeçar me origjinë çeçene ia preu kokën një mësuesi në periferi të Parisit, pasi ky i fundit iu kishte demonstruar nxënësve të tij disa prej karikaturave të Profetit Muhamed në një orë civile mbi lirinë e shprehjes.

Përshkallëzimi i dhunës në Nagorni-Karabaku

Në fund të muajit shtator filluan përpleshjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e diskutueshëm Nagorni-Karabaku.

Palët të cilat nënshkruan një marrëveshje armëpushimi me ndërmjetësimin e Rusisë, e shkelën atë ku u raportua për disa përplasje.

Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

Kandidati i demokratëve, Joe Biden, fitoi zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, duke fituar kështu 306 vota elektorale.

Fitorja e tij u konfirmua më 14 dhjetor edhe nga Kolegji Zgjedhor në SHBA.

Vdekja e legjendës së futbollit, Diego Maradona

Ish-futbollisti argjentinas Diego Maradona, ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare pas sulmit në zemër.

Astronautët u ngjitën për herë të parë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), me një kompani private

Kapsula e Spaxe X transportoi astronautët për Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, shtëpia e tyre e deri në pranverë.

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV