Veliaj: Mbjellja e një peme, mundësia ideale për të lënë gjurmë në qytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajri dhe Stina, vajzat e aktorëve të njohur, Eni Jani dhe Genc Fuga, kanë zgjedhur që ditët e lindjes t’i shënjojnë me mbjelljen e dy ullinjve në Parkun e Liqenit. Nisma e dy vajzave nisën edhe sezonin e ri të mbjelljeve për vitin 2021.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se viti i vështirë i pandemisë na mësoi rëndësinë për një jetë të shëndetshme dhe ajrin e pastër, për të cilin duhet të kontribuojmë të gjithë.

Emrat e dy vajzave simbolizojnë pikërisht këtë që po bëjmë sot: fillon një stinë e re dhe kemi nevojë për më shumë ajër! Nga viti që kaloi mësuam se oksigjenin, pemët, parqet nuk duhen t’i marrim si të mirëqena”, shtoi ai.

Veliaj ftoi të gjitha familjet e qytetit që t’i bashkohen stinës së mbjelljeve, jo vetëm të lënë një gjurmë në Tiranë, por edhe për të rritur cilësinë e jetesës në kryeqytet. “I ftoj të gjitha familjet e Tiranës, që ashtu siç po bëjmë me familjen Fuga, me Gencin dhe Enin, nëse kanë dikë për të përkujtuar, një ditëlindje, një përvjetor, kjo është mënyra ideale për të lënë gjurmë në qytet. Ta kthejmë këtë vit, jo si një vit që harrojmë kiametet e 2020-ës, pandeminë dhe tërmetin, por si një vit ku mund të ndryshojmë sjelljen dhe mënyrën se si e trajtojmë qytetin tonë”, u shpreh kryebashkiaku.

Aktorja Eni Jani tha se kjo ditë do të jetë e shënuar në familjen e tyre. “Ishte një mënyrë për të festuar dhe mbajtur mend këtë ditëlindje. Jam e bindur se kjo ditë do shënohet në kujtesën e vajzave. Për shumë arsye, për jetëgjatësinë, por edhe për atë çka përfaqëson, zgjodhëm të mbillnim dy pemë ulliri”, tha ajo.

Lexo edhe :  "Departamenti i Shtetit është i korruptuar?" Debati Dudushi-Sulo për lobimin e Berishës

Familja e artistëve të famshëm kishin dy gëzime, pasi vajza e tyre Ajri festoi një javë më parë ditëlindjen e gjashtë, ndërsa Stina mbushi sot 13 vjeç./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Të jesh Papë, 12 fakte befasuese që nuk i paskemi ditur!

Vetëm 1 ditë pas Pashkëve, u nda nga kjo jetë Papa Françesku (21 Prill 2025) ose Jorge Mario Bergoglio, si...

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata. Ulsi Manja:...

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”- Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti!

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se...

LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka...

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur. Avioni u rrëzua në provincën e...

Lajme të tjera

Web TV