Erdhën nga Britania dhe shkelën karantinën 14 ditore, 6 të gjobitur me nga 700 mijë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Kufitare e Rinasit ka ndëshkuar 6 shtetas, me masën administrative 700.000 lekë secili, për shkelje të vetëkarantinimit të detyrueshëm 14-ditor që duhet të kryejnë shtetasit që vijnë nga Britania e Madhe.

Në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, datë 21.12.2020, për ndalimin e lëvizjes përmes rrugëve ajrore me Britaninë e Madhe, ku në pikën 2 të këtij urdhri thuhet se personat që kanë udhëtuar nga Britania e Madhe dhe hyjnë në Shqipëri, janë të detyruar të vetëkarantinohen për 14 ditë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë mbajtur një regjistër të veçantë për këta persona dhe kanë njoftuar komisariatet përkatëse të qyteteve ku këta shtetas kanë vendbanimet.

Prej datës 01.01.2021 deri më datën 05.01.2021, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë intervisitimit dhe verifikimit të personave që dalin nga Shqipëria, kanë konstatuar 6 shtetas që kanë shkelur vetëkarantinimin e detyrueshëm dhe kanë tentuar të largohen nëpërmjet Rinasit për në destinacionin e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare nuk i kanë lejuar këta shtetas të udhëtojnë dhe secilin prej tyre e kanë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata shtetas që kanë hyrë në Shqipëri gjatë javës së fundit të dhjetorit 2020, nga Britania e Madhe, nëpërmjet rrugës tokësore, detare apo ajrore, të mos tentojnë të shkelin vetëkarantinimin e detyrueshëm, pasi do ndëshkohen me masë administrative sipas Aktit Normativ dhe nuk do lejohen të lëvizin në drejtim të destinacionit të tyre pa kryer vetëkarantinimin e detyrueshëm.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat anticovid, duke vendosur maskën dhe ruajtur distancimin social, të respektojnë oraret kufizuese për ndalimin e qarkullimit te këmbësorëve dhe të automjeteve, ndërsa pronarët e bizneseve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin për mbylljen e detyrueshme të bizneseve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Financial Times: “Sherifi i vjetër” i Shqipërisë drejt mandatit të katërt si kryeministër

Nga Marton Dunai në Budapest Kryeministri shqiptar Edi Rama u duk në rrugën e duhur për të fituar një mandat...

“Të “eleminohet” Berisha”/ Shpërthen avokati: E përdori PD për vete, është në hall…

Avokati Tomë Gashi bëri fajtor Sali Berishën për humbjen e thellë të Partisë Demokratike dhe opozitës në këto zgjedhje. Në një lidhje Skype me Top...

Ilir Demaliaj shpërthen ndaj Tomor Alizotit: Çfarë hëngrët të gjallë? Katastrofë kudo

Në episodin e fundit të emisionit “N’xhiro me Syçin”, gazetari Ilir Demalia reagoi ashpër ndaj realitetit politik dhe shoqëror në Shqipëri. Për Demalian, mungesa e...

Menaxhimi i mirë i kohës redukton ndjesinë e ankthit

Kur dita strukturohet me plane të qarta dhe qëllime të vogla, mendja ka më pak tendencë të ndjejë mbingarkesë apo pasiguri. Krijimi i listave të...

E rrëzuat Ramën?!/ Manjani-demokratëve: E mbani mend kur talleshit me mua! Po ju?

Ylli Manjani ka replikuar me deputetët e Partisë Demokratike, që e ironizonin atë kur kritikonte kryeministrin Edi Rama. “Kur mendoj se si disa deputetë të...

Lajme të tjera

Web TV