Uashingtoni aktivizon Gardën Kombëtare, vendi gati për protesta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiakja e Uashington aktivizoi rreth 340 trupa të Gardës Kombëtare  në prag të përgatitjes së qytetit për protesta që mund të kthehen të dhunshme, ndërsa Kongresi pritet të votojë për të konfirmuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Sipas një zyrtari të mbrojtjes amerikane, Kryetarja e Bashkisë Muriel Bowser bëri kërkesën ditën e Vitit të Ri që trupat e Gardës Kombëtare të vendosen në rrugët e Uashingtonit nga 5 janari deri me 7 janar, për të ndihmuar qytetin nga protestat. Zyrtari tha se anëtarët e Gardës Kombëtare të Uashingtonit do të përdoren për kontrollin e trafikut, por nuk do të jenë të armatosur apo me mburoja ushtarake.

Kongresi po mblidhet këtë javë për të certifikuar rezultatet e Kolegjit Elektoral ndërsa Presidenti Donald Trump ka refuzuar të pranojë humbjen dhe ka mbështetur protestat.

Zyrtari i mbrojtjes tha se nuk do të ketë trupa ushtarake në qytet dhe se ushtria amerikane nuk do të ofrojë mjete ajrore apo të dhëna të zbulimit. Garda e Uashingtonit do të ofrojë ekipe të specializuara që do të jenë të përgatitura të reagojnë ndaj incidenteve të mundshme kimike apo biologjike. Zyrtari tha gjithashtu se garda nuk do të ketë pjesëtarë të saj në parkun kombëtar të Uashingtonit apo në zonën përreth Kongresit amerikan.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Altin Dumani “në veting”, seanca e parë si komisioner publik në KPA

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit do të zhvillohet seanca gjyqësore publike për çështjen e prokurorit Valentin Preçi. Kjo është...

TikTok-erja plagosi shoqen!/ Si nisi sherri për djemt që frekuentonin njëkohësisht

Një ditë më parë është regjistruar një sherr mes vajzave që ka degraduar në përdorimin e thikës. Ka qenë 26-vjeçarja Kasandra Cani që ka...

SPAK shpall pretencën për Sonila Qaton, kërkohet 1 vit burg për ish-drejtoreshën e ARRSH

Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për Sonila Qaton, ish-drejtoreshë e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK kërkoi cilësimin e saj fajtore...

Begaj liron Mustafa Nanon nga posti i ambasadorit

Presidenti Begaj dekretoi lirimin e Mustafa Nanos nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës Mustafa Nano...

‘Përshëndjetje fashiste?’ Gjesti i Elon Musk shkakton polemika, reagon miliarderi

Përshëndetja e shumëpërfolur nga Elon Musk ka bërë bujë gjatë festimeve për inaugurimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara. Në Capital One Arena të...

Lajme të tjera

Web TV