Intervistë/ Nard Ndoka: Dy format si opozita do të dalë në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, në një intervistë për gazetën “Fjala”, analizon situatën politike në vend dhe jep dy opsionet që opozita pritet të dalë në zgjedhje, me lista të përbashkëta ose me dy koalicione brenda tyre. Si e vlerëson situatën pandemike në vend dhe nismat e qeverisë.

Nga Aurela Xhika

Zoti Ndoka, ju keni qenë edhe ministër i Shëndetësisë, si e komentoni vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për shkurtimin e fashës së orarit për lëvizjen e qytetarëve gjatë periudhës së festave nga ora 22.00 deri në 20:30? Mendoni se ky kufizim  është një tregues për uljen e numrit të të infektuarve?

Normalisht ishte një lëvizje demagogjike, sikur po ndërmerrnin masa për të ulur infektimet, por nuk ka pasur një studim, një realitet aq më tepër projeksione se çfarë ndodh me ndërmarrjen e këtyre masave. Thjesht përpiqen që të kopjojnë vendet e tjera, duke shkaktuar panik dhe bezdi tek qytetarët, të cilat kanë pasur një kosto shumë të madhe me këto aventura që janë marrë, duke patur parasysh mbylljen në muajin mars, si edhe këto masa.

Realisht nuk kanë tregues që e kanë parandaluar pandeminë, përkundrazi ne na del edhe një studim së fundmi, përtej vërtetësisë së këtyre shifrave që 50% e qytetarëve Tiranas e kanë kaluar virusin dhe kanë fituar imunitet, pra të gjitha masat që janë ndërmarrë janë absurde dhe nuk kanë pasur asnjë efekt. Të gjitha masat që janë marrë nuk kanë qënë as shëndetësore, as shkencore dhe nuk kanë pasur asnjë impakt që ne të ruhemi nga pandemia.

Në datën 1 të këtij viti , Kryeministri Rama njoftoi për 500 mijë doza vaksinash të siguara nga shteti shqiptar. Është ky një lajm i mirë për qytetarët?

Ne e pamë kryeministrin që shkoi ta takojë sy më sy presidentin e kompanisë dhe mendoi se vaksina blihet në një dyqan bojrash. Kjo është një tallje për hir të së vërtetës, sepse vaksina ka një plan ndërkombëtar të shpërndarjes, Bashkimi Europian, padiskutim që ndjek politikat e veta dhe është i futur edhe Ballkani Perëndimor, të gjitha këto janë thjesht lajthitje për t’i ushqyer qytetarët me lajme, me shpresa fallco, por asgjë të vërtetë.

Madje e pamë edhe të zemëruar kur Ambasada Ruse i ofroi një mundësi, pasi e ka parë sesi operon z.Rama, ai do një ofertë të pakërkuar dhe ata ia dhanë mundësinë që ta bëjë edhe nëpërmjet PPP-ve blerjen e kësaj vaksine.  Duhet të ndjekim rrugët institucionale, kryeministri përpiqet që t’i zgjidhë privatisht, nëpërmjet pazareve, interferimeve, por nuk është kjo rruga.

Ju nuk besoni se vaksina do të mbërrijë që këtë muaj?

Nuk kam fare besim për faktin që do të mbërrijë, është e pafalshme që ne të mos kemi një vaksinë, të paktën për personelin mjekësor. Në vend që të merrte masa që përsonelik mjekësor, tashmë ta kishte atë, ky i largon fare nga puna, dua të theksoj këtu rastin e mjekut Ilir Allkja.

Pra, kemi një kryeminstër që ka bezdi edhe fjalën e lirë, që ka bezdi edhe kritikën e mjekëve, që kjo është akoma edhe më e pafalshme. Un nuk i kushtoj ndonjë rëndësi shujmë të madhe vaksinës, për faktin se kjo do të ketë një efekt për personelin mjekësor dhe personat që kanë sëmundje të tjera shoqëruese, pasi koha e vërtetori që Shqipëria ka një lloj imuniteti, sa i takon pandemisë.

Në fund të vitit që lamë pas patëm edhe ringritjen e Gjykatës Kushtetuese. Sa besoni ju në funksionalitetin e saj dhe cila është sipas jush çështja më e nxehtë, nga ku duhet të fillojë puna?

Për fat të keq, ne kaluam 3 vite pa Gjykatë Kushtetuese, kaluam 3 vite pa shtet, kaluam 3 vite pa një standard, pa një kontroll. Një kryeminsitër i papërgjegjshëm, autoritar, që ka shembur Kuvendin e Shqipërisë, që është kapur disa herë në korrupsion, që shembi Tetrin Kombëtar, ne nuk patëm një mundësi institucionale për ta penguar, apo për ta kontrolluar, pasi ai kishte vetë Gjykatën Kushtetuese që kontrollon institucionet e shtetit, apo edhe kryeministrin. Për hir të së vërtetës, Gjykata Kushtetuese ka qënë më e kualifikuara që në kemi pasur, nuk kemi patur problem me të.

Mund të sjell në vëmendje pjesën e Marrëveshjes me detin, ku z. Rama iu drejtua, në atë kohë në opozitë, madje sëbashku me mua, pasi edhe un jam firmëtar, ku paditëm këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese dhe ne patëm një vendim në favorin tonë, kundër pushtetit të Sali Berishës. Kjo tregon që ne patëm një gjykatë funksionale, të pavarur, të cilën, z. Rama e shembi sapo iu dha mundësia.

Lexo edhe :  Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së! Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista

Rama zëhvilloi zgjedhje moniste, me një parti, kemi një parlament gjysmak, që çdo Gjykatë Kushtetuese normale do ta shpërndante. Sot për fatin e mirë po ndërtohet gjykata dhe shpresoj që të jetë larg kthetrave dhe influencës së politikës, që të marrin me të vërtetë vendime profesionale, të pavarura, duke filluar nga përsëritja e zgjedhjeve lokale dhe shumë probleme të tjera, për të dhënë garanci për të ardhmen.

Partitë e djathta ende nuk e kanë venduar sesi do të operojne në zgjedhjet e 25 prillit, kur do ta bëjë opozita publike mënyrën?

Është shumë e rëndësishme që opozita sot është në një koalicion, më të madhin që ka pasur historia plurale për këto 30 vite, pra e ka të gjithë mozaikun e vlerave dhe ngjyrave të pluralizmit shqiptar. Në krahun tjetër është Edi Rama i vetmuar, pa asnjë aleat, me timonin e tij dhe tepsinë, pra në këtë sens ne kemi luksin për të ndërtuar koalicionin tonë, qoftë me dy koalicone.

Si janë gjasat, ne do të kemi një organizmin të tillë, apo në një koalicion ku të përfshihen të gjitha partitë opozitare. Është çështje ditësh që ne ta formalizojmë dhe ta shpallim në mënyrë publike, se cila do të jetë forma dhe mënyra që opozita do të garojë në këto zgjedhje.

Sa e vështirë është të bësh fushatë në kushte pandemie? A mendoni se kjo do ta penalizojë disi opozitën?

Nuk besoj se ka një ndikim të drejtëpërdrejtë sepse do të ketë një fushatë më qytetare, që do të lerë komunikimin nëpërmjet medias, pra media do të ketë një rol shumë të rëndësishëm. Është shumë e rëndësishme që opozita të ketë një program që të loexohet nga çdo qytetar, kjo është shumë e rëndësishme, pra të jetë e prekshme.

Opozita e ka obligim që të ketë një dokument të shkruar, të besueshëm për ta paraqitur përballë shqiptarëve, pastaj forma dhe mënyra sesi do të organizohet fushata, shpresojmë që të kemi edhe një përmirësim të situatës së pandemisë, pasi edhe kontaktet me qytetarët janë të domosdoshme.

Si i parashikoni ju zgjedhjet e 25 prillit?

Zgjedhjet e 25 prillit janë të rëndësishme, pasi ne kemi përballë një kryeministër i cili nuk e ka ndërtur asnjëherë fushatën e tij tek konkurenca, por tek dredhitë, tek hilet, tek manipulimi. Opozita duhet të jetë e organizuar që të jetë kundër këtyre skemave korruptive të kryeministrit me metoda dhe me mjete.

Ne kemi marrë disa masa dhe garanci edhe nëpërmjet kodit zgjedhor, përtej pengesave që Rama ka dashur t’i bëjë koalicioneve, ka një lloj garancie te votimi biometrik. Ka një garanci që 1/3 e kutive të votimit me short do të hapen në mënyrë taksative, ka apo nuk ka kontestime të zgjedhjeve dhe do të ketë një penalizim për ata komisionerë, që rezultojnë të ndryshojnë votën, kjo i bënë këta komisionerë më të përgjegjshëm. Duke e parë në këtë sens, unë shoh që janë vendosur disa garanci dhe standarte për garën.

Sipas jush, a do të dalë opozita fituese nga zgjedhjet e 25 prillit?

Sipas meje, kjo është e padiskutueshme, jo sepse un jam në opozitë, por janë testet e kontaktit bëjmë.  Situata në Shqipëri është e mjerueshme, asnjeherë në këto 30 vjet s’ka qënë situata e tillë, për këtë nuk është shkaku tërmeti apo pandemia, por keqeverisja.

Besimi ndaj opozitës po rritet dita ditës, nuk do të dëshiroja që të kemi një votë thjesht kundra Edi Ramës, por pro opozitës. Që në mandatin e parë do të shihen ndryshimet, një mandate i shërben një maxhorance për të sjellë ndryshimin dhe për të kthyer shpresën.

Nëse opozita do të fitojë, cili është posti që ju synoni të keni?

Un e kam kaluar fazën e karrierës sime politike dhe nuk është ky qëllim në vetvete. Madje ne e kemi quajtuir më tepër si sakrificë. Unë e pata postin e deputetit, që nuk është i vogël, dhe e dorëzuam me vetëdije të plotë dhe nuk jam penduar.

Edhe në raport me zgjedhësit e partisë Demokristiane, që unë i përfaqësoj, ka qënë një kosto politike për alternativën që unë përfaqësoj, pasi ne parlamentin kemi si mundësi, por gjithsesi ndihem vërtet mirë, moralisht dhe politikisht për vendimin që kam marrë.

Për të ardhmen, patjetër që do të jap një kontribut politik dhe kjo besoj është shumë e rëndësishme, përtej atyre karrigeve që un i kam provuar. Të japin më tepër shqetësim dhe ngarkesë sesa kënaqësi, kështuqë nuk jam i shumë për një karrige.

l.m/Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Frika nga tërmetet, njerëzit blejnë biletat e avionëve për t’u larguar nga Santorini

Aktiviteti sizmik i dy ditëve të fundit ka shkaktuar panik te banorët dhe turistët në ishullin e Santorinit, duke...

Parashikimi i motit për sot, 3 shkurt 2025

Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga verilindja e Europës në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e...

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim, kryesisht gjatë muajve të ftohtë. Shumë...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Lajme të tjera

Web TV