Moti i keq sjell përmbytje në disa qytete. Reshje shiu dhe dëbore në Kukës e Valbonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë disa problematika në zona të ndryshme të vendit. Në Vlorë, rrugët e portit të qytetit bregdetar janë mbushur me ujë duke sjellë problematika të mëdha në qarkullimin e mjeteve. Sipas, ndërmarrjes së shërbimeve publike stacioni pompimit ka vijuar punën me intensitet të plotë. Ndërkohë situata është zgjidhur në terren duke përdorur kanalet e ujërave të zeza.

Situata prezantohet e qetë në lumin Vjosë, ku prurjet janë normale. Puna nuk është pezulluar në portin e Vlorës, në lundrim janë edhe peshkarexhat dhe anijet e vogla. Në një zonë tjetër të vendit, Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa dhjetra hektarë tokë bujqësore. Aktualisht nuk ka banesa që rrezikohen por ka disa banesa të rrethuara nga uji në pjesën fundore të fshatit Murqinë.

Në qarkun e Elbasanit dhe të Korçës gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Në zonën e Dardhës, Vithkuqit dhe të Voskopojës pa pasur reshje të pakta dëbore të cilat nuk kanë krijuar probleme ndërsa gjendja e rrugëve nacionale dhe atyre rurale është e mirë, teksa qarkullimi i automjeteve është normal.

Ndërkohë në aksin Elbasan – Qafë Thanë në Pishkash dhe tek Kthesa e Murrashit ka pasur rënie inertesh gjatë natës.

Janë marrë masa nga firmat kontraktuese dhe është normalizuar situata. Gjithashtu edhe në aksin rrugor Gramsh-Moglicë në vendin e quajtur Bratile ka pasur rënie të inerteve të cilat me ndërhyrjen e firmës kontraktuese janë pastruar. Ndërkohë, Durrësi dhe Saranda nuk paraqesin probleme.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm, qyteti i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu e bore mbi lartësinë 800 metra.

Lexo edhe :  Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht në të gjithë Qarkun Kukës. Nga firmat kontraktore që kanë në performance këto rrugë po punohet për mbajtjen në gatishmëri të tyre, si rezultat i rënies së inerteve në disa segmente të rrugëve.

Nga raportimet e përgjegjësve të emergjencave civile të bashkive të Qarkut Kukës situata e rrugëve rurale është e mirë. Sipas emergjencave civile të prefekturës  Kukës, furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun, përveç Njësisë Administrative Fajza të Bashkisë Has ku po punohet për riparimin e defektit nga OSHEE njësia Has.

Ndërkohë, situata hidrike në kaskadën e Drinit ka një përmirësim të dukshëm në këtë fillim viti. Reshjet e ditëve të fundit por edhe të orëve të fundit kanë ndikuar në shtimin e prurjeve dhe rritjen e kuotës së liqenit e cila aktualisht ndodhet në 275 metra ndërsa prurjet 240 metër kub ujë në sekondë.

Në hidrocentralin e Fierzës po punohet me 3 turbina. Por, niveli aktual i Fierzës është ende larg nivelit maksimal të saj, një gjë e pazakontë për këtë stinë./Fjala.al

Të fundit

Arrestimi në Zvicër, reagon ekipi menaxherial i Noizy

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur me pseudonimin Noizy, është ndaluar ditën e djeshme nga policia zviceriane sapo...

Spartak Ngjela: Kush më shpjegon se si është pasuruar familja e Berishës?

Saliu vërtitet me gënjeshta fëmijësh për të fshehur korrupsionin e tij dhe të familjes së tij; kurse ata që në formë ekspertësh drejtojnë...

25 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: 4 prej tyre janë aktive

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën në vend mbi zjarret përgjatë 24 orëve të fundit. Nga reagimi zyrtar është bërë me dije se gjatë...

“I dashur Vuçiç, më duhet të të taksoj”, Trump i shkruan Vuçiçit

Donald Trump paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia, si dhe 30 për qind për ato nga Bosnje dhe Hercegovina. Ato...

“Salianji mund të bëhet lider i PD në zgjedhjet 2029”

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline”, ku ndër të tjera, foli edhe për lirimin e sotëm me kusht të...

Lajme të tjera

Web TV