Greqia shtyn masat kufizuese për shqiptarët deri më 21 Janar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë publikoi kufizimet që do jenë në fuqi deri më 21 Janar në kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Për sa i përket Shqipërisë dhe qytetarëve Shqiptar janë në fuqi këto masa:

-Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë do vazhdoj të konsiderohet i mbyllur, dhe si pasoj nuk lejohet asnjë lidhje me linja taktike qoftë tokësore qoftë detare.

-Autobusët, mini van, makina me targa shqiptare dhe anije e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi. Lidhja ajrore bëhet vetëm mes aeroportit Nën Tereza dhe El. Venizelos

-Ndalohet hyrja në Greqi e qytetarëve shqiptar që duan të vijnë në Greqi për arsye turistike apo vizite. Ndalohen personat me pasaportë shqiptare, apo me 90 ditorëshin.

-Në Greqi lejohet të hyjnë vetëm personat që kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi Greke. Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë (avjon, autobus , makinë etj) duhet të plotësojnë 24-48 orë përpara mbërritjes në Greqi, Formularin PLF.

-Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë është e nevojshme të paraqesin Test negativ RT-PCR që duhet të jetë bërë deri në 72 orë përpara nisjes për në Greqi.

-Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi nga Shqipëria pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë duhet të bëjnë karantinë 7 ditore në shtëpinë e tyre

-Pikat kufitare do punojnë çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 23.00 Nga Pika kufitare e Kakavijës do lejohet të kalojnë deri ne 750 veta. Kapshtica do jetë mbyllur.

Të gjithë pasagjerët që do lëvizin jashtë Greqisë duhet të plotësojnë dhe PLF 24 orë përpara udhëtimit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë...

Rusia nuk trembet, Lavrov: Të shohim se ç’dëshiron në të vërtet SHBA-ja

Ministri i Jashtëm rus thotë se nuk ka dyshim se Moska do të jetë në gjendje të përballojë çdo sanksion të ri nga SHBA-të. Sipas...

Policia e Vlorës aksione blic: gjoba të majme dhe konfiskim makinash

Drejtoria e policisë së Vlorës ka vijuar kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar për evidentimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që...

Sulmet izraelite vrasin 12 persona në Luginën Bekaa të Libanit

Të paktën 12 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Luginën Bekaa lindore të Libanit. Shtatë sirianë, përfshirë një familje me pesë anëtarë, dhe...

Kanadezët zbulojnë Shqipërinë: Një perlë ballkanike!

Vendi ynë vijon të rrëmbejë vëmendjen e agjencive më të mëdha turistike botërore, që sugjerojnë njëkohësisht se mbetet një nga destinacionet e kësaj vere. Një...

Lajme të tjera

Web TV