Problemet nga moti i keq/ Ushtria zbarkon në Shkodër, rruga e Obotit e pakalueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prurjet si pasojë e reshjeve intensive në lumenjtë Drin e Bunë në zonën e Shkodrës kanë bërë që të mbërrijnë shpejt forcat e ushtrisë.

Mjetet e para të Forcave të Armatosura kanë mbërritur në Obot. Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80 m ndërsa rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartesisë së ujit 60 cm si dhe janë përmbytur 30 ha tokë.

Ndërkohë në fshatin Shirq në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan uji ka përmbytur 489 ha tokë.

Edhe në qarkun e Kukësit vijon të jetë i karakterizuar nga reshjet e shiut dhe të dëborës me intensitet mesatar.

Lartësia e dëborës në Valbonës shkon në 25 cm e në Qafë-Prush 7 cm teksa të gjithë rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Në segmente të ndryshme të rrugëve keni patur rënie inertesh, bllokime tumbinash. Firmat kontraktore që kanë në performancë rrugët nacionale të Qarkut Kukës kanë punuar gjatë gjithë natës për mbajtjen në gatishmëri të tyre.

Rrugët rurale janë të kalueshme normalisht. Nga bashkitë po punohet me kapacitetet teknike e njerëzore për mbajtjen në gatishmëri të tyre. Furnizimi me energji elektrike është i mirë. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë...

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë....

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në platformën sociale X, në pronësi...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, ministri Hasani: Shqipëria është në anën e lirisë

Ditën e sotme u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar...

Lajme të tjera

Web TV