Studimi i fundit: Vaksina e Pfizer/BioNTech, ofron mbrojtje nga mutacionet e reja të Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajme shumë inkurajuese vijnë nga kërkimet e reja që sugjerojnë se vaksina anti Covid-19 nga kompania farmaceutike Pfizer/BioNTech ofron mbrojtje nga dy mutacionet e reja të koronavirusit që po përhapen shumë shpejtë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Gjigandi farmaceutik dhe studiuesit nga Universiteti i Teksasit kryen teste laboratorike për mutacionet, njëra prej të cilave u gjet në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa tjetra e ka origjinën në Afrikën e Jugut.

Mutacionet përmbajnë edhe N501Y, një ndryshim në proteinën spike të virusit, e cila është në shënjestër të vaksinave.

Studimet laboratorike zbuluan se mostrat kishin nivele neutralizuese të antitrupave që duket se funksiononin kundër shtameve të reja, shkruan The Guardian.

Pfizer tani ka testuar 16 mutacione të ndryshme të Covid dhe asnjë prej tyre nuk ka pasur ndonjë ndikim të rëndësishëm në funksionimin e vaksinës. Sidoqoftë, studime të mëtejshme janë planifikuar për mutacione të tjera.

Shkencëtarët e kanë mirëpritur lajmin se studimi i ri sugjeron se vaksina anti Covid-19 nga Pfizer dhe BioNTech mbrojnë nga një mutacion në dy variante i koronavirusit.

Daniel Altmann, profesor i imunologjisë në Imperial College London, tha: “Ky është me të vërtetë një zbulim i rëndësishëm për të qetësuar çdo shqetësim në lidhje me mungesën e mbulimit të vaksinave për variantet e reja te Covid.” Ai shtoi se “neutralizimi i variantit duket i shkëlqyeshëm nga ky studim”.

Të fundit

Banori i asfiksuar nga zjarri tregon tmerrin: Po të mos kishte ardhur Policia…

Një banor i asfiksuar nga zjarri në fshatrat e Gramshit, teksa ndodhet i shtruar në shtratin e spitalit të...

Gramshi në flakë, Vengu dhe Hoxha: Janë marrë masat, nuk ka të zhdukur

Pas përhapjes së flakëve në disa fshatra të Gramshit, banorët e prekur janë evakuuar dhe po sistemohen përkohësisht në palestra sportive dhe konvikte të...

Zjarri shkrumbon objektin e kultit në Gramsh

Vatrat e zjarrit që kanë rrethuar Gramshin prej disa orësh kanë shkatërruar përveç pyjeve e banesave dhe një objekt kulti fetar. Bëhet fjalë për Teqen...

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka përfunduar aventurën në Ligën e Kampionëve pas një humbjeje të thellë 5-1 ndaj Qarabagut në ndeshjen e kthimit...

Tiranë, regjistrohet temperatura më e lartë e vitit 2025!

Emarta ka shënuar temperaturën me të lartë përgjatë kësaj vere në vend, ku termometri ka kapur vlerën 43.6 gradë sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Ndërkohë në...

Lajme të tjera

Web TV