Një gropë e madhe është hapur në parkingun e spitalit “Ponticelli” në periferinë lindore të Napolit. Asnjë person nuk u lëndua ose u përfshi në ngjarjen e pazakontë, edhe pse disa makina përfunduan në hapësirën gjigante që u krijua.
Mediat italiane shkruajnë se incidenti mund të jetë shkaktuar nga një problem me tubat nëntokësorë të oksigjenit. Rezidenca Covid e spitalit u evakuua menjëherë.
Për shkak të shpërthimit, furnizimi me energji elektrike nga kabina kryesore u ndërpre, por njësia e spitalit mundësohet nga gjeneratorë që garantojnë funksionimin e plotë të strukturës dhe efikasitetin e plotë të aktivitetit, raporton Tgcom./Bl.Ba/Fjala.al
3 auto dei dipendenti sono state inghiottite stamattina all’alba dalla voragine che si è aperta nel parcheggio dell’ospedale del Mare. Si è sentito prima un grande boato e poi il crollo. Sul posto i Vigili del Fuoco. Non risulterebbero vittime. pic.twitter.com/kmBHF8dozq
— Francesco Borrelli (@NotizieFrance) January 8, 2021