Zgjedhjet/ KQZ publikon draftin: Si do të bëhet regjistrimi i emigrantëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar draftin e projekt aktit “Për Rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit për Zgjedhjet e Kuvendit”, i cili është ende në konsultim.

Në draftin e KQZ thuhet se një sistem do të mundësojë regjistrimin e emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Nëpërmjet një projektvendimi që pritet të miratohet se shpejti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të regjistrohen por fillimisht të deklarojnë vendbanimin e tyre.

Shtetasit shqiptarë që do duhet të japin votën për zgjedhjet parlamentare do të plotësojnë të gjitha të dhënat që do të kërkojë sistemi i KQZ i cili gjithashtu do të bëjë verifikimin e çdo shtetasi nëpërmjet dy mënyrave:

1-Mënyra e parë është të japë të dhënat personale edhe të familjarëve.

2-Mënyra e dytë nëpërmjet FACE ID.

Nëse këto të dhëna nuk përputhen sistemi do të njoftoje automatikisht shtetasin për rezultatet e mospërputhshmërisë/mos regjistrimin e tij.

Mënyra 1: Aplikuesi duhet të plotësoj të dhënat që kanë të bëjnë me: atësia, mëmësia, vendlindja e tij, vendlindja e babait, vendlindja e nënës, datëlindja e babait, datëlindja e nënës, emri i vëllezërve dhe/ose motrave, datëlindjet e tyre, emrat e fëmijëve te regjistruar ne DPGJC, datëlindjet e fëmijëve, vendlindjet e fëmijëve, datëlindja e bashkëshortes/bashkëshortit, vendlindja e bashkëshortes/bashkëshortit.

Mënyra 2: Votuesit duhet t’i kërkohet të instalojë në smartphone e tij një aplikacion i cili do të përdoret për të automatizuar procesin e identifikimit te tij nëpërmjet teknologjive “Face ID”. Aplikacioni do të kryejë krahasimin e pamjes së tij (foto selfie) me foton në dokumentin e identifikimit. Aplikacioni do të jetë i aftë të dallojë që personi në fjalë është i vërtetë dhe jo një foto (livenes identification). Aplikacioni do të verifikojë pamjen e shtetasit sa here që ai e përdor atë. Ne rast se shtetasi nuk ka një smartphone të aftë të mbajë aplikacionin, atij do ti ofrohet mundësia ta kryeje të njëjtën procedure duke u lidhur me një faqe web (pjese e sistemit qendror) nëpërmjet një kompjuteri me kamera. 10)

Lexo edhe :  "Deri dje ishim...mos më bëj ta them"/ Rama u përgjigjet kritikave për rrugët

Sistemi qendror do te analizoje te dhënat e marra nga procesi i regjistrimit për të verifikuar saktësinë e tyre duke komunikuar me bazat e të dhënave shtetërore si Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, Regjistri i adresave të shtetasve shqiptare që jetojnë jashtë vendit apo regjistra të tjerë që mund të ndihmojnë në verifikimin dhe saktësimin e të dhënave. 11) Nëse këto të dhëna përputhen, sistemi finalizon regjistrimin në listën e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit. Me këtë rast sistemi i dërgon me e-mail ne kontaktet e deklaruara linku-n personal/unik dhe te dhënat e duhura unike qe i japin mundësi te marre pjese ne votim. Në këtë mënyrë është hapur edhe “llogaria” personale në sistem për aplikuesin. 12) Nëse këto të dhëna nuk përputhen sistemi do të njoftoje automatikisht shtetasin për rezultatet e mospërputhshmërisë/mos regjistrimin e tij.

Të fundit

“Kam ardhur për qejf”, kryetari i Frymës së Re Demokratike paraqitet në SPAK

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Ende nuk...

Përplas për vdekje të moshuarin, arrestohet 63-vjeçari

Policia e Dibrës ka arrestuar një 63-vjeçar, pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident me vdekje. 63-vjeçari mësohet se ka përplasur për vdekje një 75-vjeçar...

Izrael, raketa Houthi e rrëzuar nga mbrojtja ajrore përplaset në një shtëpi

Një nga raketat e lëshuara gjatë 24 orëve të fundit nga rebelët jemenas Houthi kundër Izraelit teksa rrëzohet nga sistemi i mbrojtjes ajrore i...

6 arsye pse vezët janë një domosdoshmëri e përditshme

Nëse një mollë në ditë e mban doktorin larg, atëherë vezët janë gjithashtu jo shumë larg në koeficientin e tyre shëndetësor, pasi ato jo...

Shtimi i Virozave/ Ylli Merja zbulon ilacin ‘magjik’: Ja si të kuroni gripin pa ilaçe

Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë vërejmë shtim të komplikacioneve shëndetësore si tek fëmijët ashtu dhe tek të rriturit, në vend po qarkullojnë...

Lajme të tjera

Web TV