“Deputeti që duam”/Balla: Në përfundim të procesit një pjesë do të jenë në ekipin fitues të PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PS ka nisur fazën e dytë të procesit ‘’Deputeti që duam’’ prej të cilës disa qytetarë nga fusha të ndryshme do të kenë mundësinë të jenë pjesë ne listën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka deklaruar se nga qindra aplikime Komisioni ka zgjedhur më të mirët dhe tashmë është radha për hapin e fundit.

Për këtë PS ka organizuar një akademi të mirëfilltë politike, në një proces që do të zgjasë disa ditë ku lektorë do të jenë përfaqësues të parlamentit europian, përfaqësues të parlamenteve të vendeve të BE, politikanë të rëndësishëm e trajnerë të spikatur në fushën e shkencave politike.

Në përfundim një pjesë e garuesve i bashkohen ekipit të PS për 25 prillit, kurse të tjerët që nuk kualifikohen janë të ftuar të bëhen pjesë e PS si anëtarë.

Sot realisht ndihem shumë krenar që e kemi çuar para këtë proces që ndodh për herë të parë në 30 vite. Zanafillën e ka tek Reforma Zgjedhore, që shënoi moment historik me hapjen e listave. Kjo ishte arsyeja pse u mor kjo iniciativë.

Si partia më e madhe në vend, ne duam një bazë të mirë të kandidatëve, përfaqësues të komuniteteve që përfaqësojnë zonat e tyre denjësisht. Jam i entuziazmuar për interesin e lartë, të shprehur në platformën ‘”Deputeti që duam’’.

Komisioni duhet të zgjidhte më të mirët në qindra aplikime. Shqipëria s’ka më asnjë lidhje tashmë me çfarë ishte 7 vite më parë. Ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë. Tani me bindjen për të zgjedhur njerëzit e duhur që do sjellin ndryshime të vërteta.

Me lista të hapura pushteti i kthehet sovranit. Për këtë qëllim ne si partia më e madhe duhet të jemi në lartësinë, dhe të përzgjedhim politikanët më të përkushtuar dhe kualifikuar. Kjo s’vjen vetëm prej listave të hapura, por edhe krizave të paprecedenta lokalisht e globalisht”, u shpreh Balla.

Lexo edhe :  Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/Punimet për korsitë e reja drejt përfundimit (VIDEO)

Më tej ai shtoi se, “Është një proces që do vijojë disa ditë, në një akademi të mirëfilltë politike. Lektorë do të jenë përfaqësues të parlamentit europian, përfaqësues nga parlamentet e vendeve të BE, politikanë të rëndësishëm, trajnerë të spikatur në fushën e shkencave politike. Në përfundim të kësaj akademie, disa do të kenë nderin të jenë në skuadër, kurse të tjerëve i ftojmë të bashkohen me PS”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV