Do të hetojnë gjithçka/ Ekspertët e OBSH arrijnë në Kinë të enjten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipi i ekspertëve të OBSH, do të mbërrijnë të enjten në Kinë, kanë deklaruar sot autoritetet kineze.

Ekipi do të shkojë në Kinë për të hetuar origjinën e koronavirusit, pas më shumë se një viti prej kur ka nisur pandemia, për të cilën Pekini është akuzuar se ka tentuar të pengojë hetimet.

Misioni i shumëpritur përbën rëndësi të madhe politike, në kohën kur pandemia e koronavirusit ka shkatërruar botën, ka shkaktuar gati 2 milionë vdekje dhe ka dëmtuar rëndë ekonominë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë “do të kryejë hetim të përbashkët për origjinën e koronavirusit, bashkë me shkencëtarët kinezë”, ka thënë Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, përmes një deklarate, pa dhënë detaje shtesë.

Vështirësitë që patën ekspertët për të marrë vizat, madje dy prej tyre u detyruan të kthehen mbrapsht, janë pritur me kritika të mëdha nga drejtori i përgjithshëm i i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai ka thënë se ka qenë “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk ka autorizuar hyrjen e ekipit. Ekspertët e OBSH-së do të duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës për dy javë pas hyrjes në Kinë dhe më pas do t’i drejtohen qytetit nga ku lindi virusi Wuhan.

Të fundit

Reshje shiu dhe ulje temperaturash në gjithë vendin, ja si do të jetë moti sot

Vendi ynë këtë të shtunë pritet të karakterizohet nga një rënie e lehtë e Vlerave Barike, duke sjellë në...

Garë e ethshme në Shkodër, Rama vizitë pas akuzave të Doshit

Epiqendra e veriut të vendit, një bastion i përhershëm i PD-së deri në vitin 2023, është kthyer në arenë përplasjesh edhe brenda “aleatëve të...

Horoskopi i ditës së shtunë, 26 prill 2025

Search Horoskopi ditor nga Susan Miller – E shtunë, 26 prill 2025. Pasqyra zodiakale për dashurinë, financat, emocionet dhe ndryshimet e brendshme – çfarë sjell...

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin e Gazës po mbarojnë. Jo vetëm...

Lajme të tjera

Web TV