Moti i keq/ Katër ditë reshje, situatë alarmante në disa zona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në disa zona të vendit, ku situata më e rënduar është në dy qarqet Shkodër dhe Lezhë. Ministria e Mbrojtjes jep shifrat: Evakuohen 28 familje, 6 shtëpi të pabanueshme. Jugu dhe rajoni qendror paraqesin një situatë drejt normalizimit, por lumi Vjosë shkon drejt nivelit maksimal.

Nga Fernada Cenko

Shqipëria është përfshirë nga reshjet e dendura çka ka sjellë edhe dëme materiale pothuaj në gjithë vendin si në Lezhës, Shkodrës, Vlorë, Durrës, Elbasan, Librazhd dhe në disa qytete të tjera. Qarqet që janë më shumë të prekura nga shirat e dendur, sidomos në zonat rurale janë Lezha dhe Shkodra. Pothuaj një herë në dy vjet këto zona janë kthyer në katastrofa natyrore dhe qeveritë në pushtet kanë bërë evokimin e banorëve dhe gjësë së gjallë, por sërish situata përsëritet edhe pas disa investimeve kryesisht në ngritjen e argjinaturave. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë shifra zyrtare lidhur me dëmet nga moti i keq së fundmi në gjithë territorin e Shqipërisë. Lajmi i mirë është se sipas Ministrisë, jugu dhe rajoni qendror paraqesin një situatë drejt normalizimit, teksa edhe Lezha ka një përmirësim të dukshëm.

Në Shkodër, qark që është në monitorim të vazhdueshëm ka aktualisht gjithsej 4 mijë e 80 hektarë të përmbytura, dhe asnjë familje të evakuuar. Në Pikë ka 3 banesa të pabanueshme. Ndërkaq aksi rural Bogë-Qafë Thore është i bllokuar dhe i pakalueshëm.

Në Lezhë lumi Drin është ulur 70 cm nga kuota kritike, teksa janë evakuar 28 familje. 2 mijë e 850 hektarë tokë vijojnë të jenë nën ujë në gjithë qarkun. Nga ana tjetër prej rrëshqitjes së dherave 6 banesa janë të pabanueshme në Lezhë e 2 në Mirditë. Ndërsa në jug të vendit dhe në rajonin qendror situata është drejt normalizimit, ndërkohë që ka një përmirësim të dukshëm edhe në Lezhë. Qarku i Shkodrës është në monitorim të vazhdueshëm si nga strukturat vendore ashtu edhe nga ato qendrore. Forcat e Armatosura po mundësojnë lëvizjen e banorëve me mjete lundruese dhe mjete të larta.

Gjithashtu Forcat e Armatosura po transporton pakot ushqimore nga Rezervat e Shtetit, drejt zonave të prekura. Sipas ministrisë së Mbrojtjes, të gjitha hidrovoret në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës funksionojnë me kapacitet të plotë. Në Shkodër nuk ka asnjë familje të evakuuar, ndërkohë që janë përmbytur 4080 ha tokë. Si pasojë e rrëshqitjeve të tokës 3 banesa janë bërë të pabanueshme në bashkinë Pukë. Aksi rrugor rural Bogë-Qafë Thore është i bllokuar, i pakalueshëm, ka rreth 1m borë. Rruga e fshatit Dardhë, bashkia Fushë Arrëz është shembur rreth 60-70 metra (që më dt. 31.12.2020) duke e bërë rrugën të pakalueshme. 2850 ha tokë në këtë qark është nën ujë. Nga rrëshqitjet e tokës 6 banesa janë bërë të pabanueshme në Lezhë dhe 2 të tjera në Mirditë. Rruga Gallat-Minjollë në Milot dhe rruga pranë lumit Drojë janë të bllokuara.

Nga rezeravat e shtetit janë dërguar 600 pako ushqimore në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë. Në qarkun Durrës janë evakuuar 8 familje, ndërkohë që 20 banesa janë përmbytur dhe ka prezencë uji. 300 pako ushqimore janë shpërndarë në këtë qark në Durrës, Krujë dhe Shijak. Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj dhe drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile ndodhen në zonat e prekura në Shkodër dhe Lezhë për të koordinuar nga afër situatën si dhe po punojnë për t’iu ardhur në ndihmë familjeve, shtëpitë e të cilëve janë përmbytur.

Policia: Në gatishmëri dhe prezent në gjithë territorin, drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes maksimal

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat me situatën e ditëve të fundit me motin e keq që ka sjellë dëme edhe në infrastrukturën rrugore. Sipas Policisë, të  gjitha shërbimet janë në gatishmëri dhe prezent në gjithë territorin. Policia ka një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal dhe për çdo rast të paligjshmërisë të denoncojnë në 112.

“Të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme, forcat “Shqiponja”, FNSH-ja dhe inspektorët e Policisë në zona ndodhen në gatishmëri dhe prezent në të gjithë territorin për të menaxhuar dhe monitoruar lëvizjen e automjeteve në rrugët urbane e interurbane dhe akset kryesore rurale që lidhin qendrat administrative me qendrat e bashkive, si dhe për t’iu ardhur në  ndihmë përdoruesve të rrugës dhe qytetarëve në nevojë, duke koordinuar dhe bashkëpunuar me emergjencat civile, prefekturat, pushtetin vendor dhe kryepleqtë e fshatrave”, thuhet në njoftimin e policisë. Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të treguar kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve. 

U shkatërrua nga përmbytjet, FA nisin punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në Lezhë

Xhenierët e Komandës Mbështetëse, pas shembjes së urës së Klaivaçit në bashkinë e Lezhës, kanë nisur menjëherë punën për ndërtimin e saj. Ura u shemb nga prurjet e shumta të ditëve të fundit duke izoluar rreth 1500 banorë të fshatrave Kalivaç, Ungrej, Kashnjet, Vig e Kastër. Menjëherë pas mbushjes së krahut të dëmtuar, xhenierët e FA do të nisin montimin e urës tip “bailey”. Ura do të jetë 21 m e gjatë dhe veç të tjerash, frekuentohet nga nxënësit e 5 shkollave 9-vjeçare në zonë.

Rama në HEC-in e Vaut të Dejës: Këtu është zemra e problemit

Kryeministri Rama shkon në Hecin e Vaut të Dejës pasi nga shkarkimi i prurjeve varet edhe niveli i përmbytjeve. Rama: “Nuk kemi largqoftë 10 mijë njerëz të larguar nga banesat, mijëra e mijëra krerë bagëti të evakuuar, po aq banesa e biznese të dëmtuara si në 2010 në Shkodër” 

Pas dy ditësh reshjeve dhe shkatërrim të banesave dhe urave ligjëse kryeministri Edi Rama ka zbritur në terren i shoqëruar edhe nga drejtori i përgjithshëm i KESH, Benet Beci. Shefi i Qeverisë ishte dje në Obotin e Shkodrës dhe më pas në Vaun e Dejës aty ku është gjithmonë problemi më i madh. Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër dhe situatën në hidrocentralin e Vaut të Dejës, ku mes të tjerash tha se pikërisht këtu është zemra e problemit të përmbytjeve. Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se situata në këtë HEC deri më tani është menaxhuar në mënyrë perfektë.

Lexo edhe :  Trump: Izraeli dhe Irani kanë shkelur armëpushimin

“Këtu s’jemi për politikë, por për një hall që është i të gjithëve, përmbytjet. Është fakt që s’kemi probleme si në të shkuarën. Është zemra e problemit këtu dhe menaxhimi që keni bërë deri tani është perfekt. Do iu mundësohet që ta bëni deri në fund këtë menaxhim”, është shprehur nga Vau i Dejës kryeministri Rama.

Ndërsa në një mesazh në “Facebook”, shoqëruar me pamje nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, kryeministri Edi Rama shkruan se “Vau Dejës – Aty ku mund të shihet, dëgjohet dhe kuptohet qartë situata e kaskadës, si edhe të bëhet fare kollaj dallimi mes keq menaxhimit e keqqeverisjes dhe mire menaxhimit e mirëqeverisjes. Fakti është se me super intensitetin e reshjeve të këtyre ditëve, nuk kemi largqoftë 10 mijë njerëz të larguar nga banesat, mijëra e mijëra krerë bagëti të evakuuar, po aq banesa e biznese të dëmtuara si në 2010 në Shkodër, ku edhe qyteti u mbush me varka, po kemi një situatë krejt tjetër, me dëme minimale, edhe pse intensiteti i prurjeve të shiut është dy herë më i lartë se në  vitin 2010.

Keqardhje për Lulëzim Bashën që erdhi përgjumësh në Shkodër dhe foli përçart, duke treguar edhe njëherë karakterin e dobët të lidershipit të kësaj opozite fyejsh që bien pa lidhje, në çdo rast fatkeqësie natyrore”. Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Gjadër të Lezhës për të ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve për shkak të reshjeve të shiut. Ai ka folur edhe me banorët e zonës dhe ankesat e tyre në lidhje.

Gjatë bisedës me kreun e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka folur edhe me një qytetar, që Rama e quajti demokrat të lëkundur. Nga ana tjetër, qytetari i është kthyer duke i thënë se nuk është i lëkundur, por është me ata që punon. Situatën problematike shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit opozita ia faturon qeverisë. Ndaj për t`i dhënë zgjidhje gjendjes së krijuar kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha rekomandon marrjen e disa masave në takimet që zhvilloi në Shkodër i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi.

Çuçi te Ura e Mifolit: Kam urdhëruar gjendje gatishmërie edhe për FNSH-në

Qeveria ka dalë e gjitha në terren sipas punëve që mbulojnë. Kështu Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ishte në Vlorë për të parë nga afër gjendjen e krijuar së fundi, për shkak të reshjeve intensive të shiut. Bashkë me Prefektin e Qarkut dhe drejtues të tjerë lokal të Shtabit të Emergjencave, ministri qëndroi te Ura e Mifolit, ku niveli i prurjeve të Vjosës gjatë orëve të fundit është ulur me rreth 2 metra.

“Për fat të mirë sot (dje) situata paraqitet e stabilizuar, falë edhe disa ndërhyrjeve që janë bërë në disa pika problematike të rrjedhës së Vjosës. Gatishmëria është e plotë edhe nga Policia e Shtetit njësoj si strukturat e tjera të emergjencave. Kam dhënë urdhër që edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo nevoje të mundshme gjatë këtyre ditëve”, tha ministri Çuçi.

Në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Vlorë janë ngritur dhe funksionojnë Këshillat e Emergjencave, të cilat koordinojnë punën për monitorimin dhe menaxhimin e situatës së krijuar.

 Basha: Qeveria të lërë propagandën dhe të ndihmojë banorët

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte dje në qytetin e Shkodrës, ku ka parë nga afër situatën ku ndodhet qyteti nga përmbytjet. Së bashku me kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi kanë vizituar zonat me të prekura nga përmbytja. Ai tha se do të qëndrojnë pranë qytetarëve në këtë kohë të vështirë, teksa i ka bërë thirrje qeverisë që të lërë propagandën dhe të ndihmojë banorët.

“Së pari duhet të them se jam këtu për të qenë përkrah qytetarëve të Shkodrës. Kjo situatë po dominon në Lezhë, Fushë Krujë, Durrës edhe fatkeqësisht Shqipëria po përballet me një sërë krizash që po na kushton edhe dëme të mëdha ekonomike, por edhe në jetë njerëzish. Nuk është kohë për politik por gjendja mund të jetë më e mirë.  Ata që vijnë të vijnë të ndihmojnë dhe jo të japin mesazhe. Transparencë për atë që po ndodh, sasia është dyfishuar me këtë mot shanset janë që situata do vi duke u përkeqësuar. Duhen masa urgjente. Dhe me këtë dua të them se mund dhe duhet të bëhet shume më shumë për të menaxhuar situatën. Unë do të jem pranë qytetarëve dhe për të parë si mund të japim kontributin së bashku me kryetaren dhe autoritetet që gjenden pranë banorëve”, tha kreu i opozitës.

Basha është solidarizuar me efektivët e Forcave të Armatosura dhe çdo punonjës tjetër të angazhuar për t’i ardhur në ndihmë banorëve në Obot të Shkodrës dhe zonave përreth. Basha ka përshëndetur një për një efektivët e FA me fjalët “Punë të mbarë” dhe “Shërbim të mbarë.

Të fundit

Ju prezantojmë me historinë e gruas së ardhshme të njeriut më të pasur në botë

Ajo pritet të martohet me miliarderin e Amazon-it, Jeff Bezos. Por kush është pilotja dhe gazetarja fituese e çmimit...

“Irani nuk do të dorëzohet kurrë!”

Në fjalimin e tij të parë që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i bëri...

Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim. Sipas RMC Sport, transferimi i 27-vjeçarit është në...

U vra nga italiani pasi i grabiti shtëpinë, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

Një sipërmarrës ndërtimi italian ka pranuar se ka vrarë një të ri shqiptar dhe ka fshehur trupin e tij, pasi viktima kishte tentuar të...

Zjarr në Sarandë, përfshihet nga flakët zona e Metoqit! Ndërhyrje nga ajri…

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë, duke marrë përmasa drejt zonës malore të Metoqit. Flakët janë përhapur me shpejtësi...

Lajme të tjera

Web TV