Nga Roland Qafoku
Bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit Donald Trump tregojnë se libri i tij i preferuar mbetet “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”, kryevepra e shkrimtarit gjerman Eric Remarque. Një libër që ngjarjet i vendos në një nga kasaphanat më të mëdha të njerëzimit, atë të Luftës së Parë Botërore. Një djalosh 18-vjeçar që sapo mbaroi maturën rrëfen në vetën e parë historinë e luftës si ushtar në front bashkë me moshatarët e tij që në fakt pasqyron historinë e vrarë të një brezi në llogoret e një lufte që shkaktoi 20 milionë të viktima. Ishte një thirrje se atdheu ishte në rrezik dhe të rinjtë gjermanë iu përgjigjën me një idealizëm patriotik të pashoqë, por që fatkeqësisht lanë jetën në ato llogore. Ndryshe ky libër cilësohet si simbolikë e një brezi ëndërrimtarësh të zhgënjyer që ishin frymëzuar dhe nxitur për tu hedhur në flakë për atdheun por pikërisht ku idealizëm kishte një fund fatal. Nuk dihet nëse preferenca ndaj këtij romani i Donald Trump lidhet me faktin se në dejet e tij rrjedh gjak gjerman nga i ati dhe gjak francez nga e ëma dhe që i bie që të afërmit e tij në Gjermani dhe Francë të kenë luftuar me njëri-tjetrin gjatë Luftës së Parë Botërore.
Por ironia është se ky roman është pashmangshmërisht i lidhur me ngjarjen e 6 janarit në Washington kur protestuesit pro tij hynë në Capitol Hill dhe shkatërruan gjithçka duke përfshirë nëpër zyrat e Kongresit, atë më të rëndësishmen imazhin e demokracisë amerikane. Ata iu përgjigjën thirrjes së presidentit Donald Trump për të reaguar ndaj asaj që e quajti vjedhje e votës dhe u gjendën pikërisht atje ku u bë thirrja. Sulmuan policinë, shkatërruan dyer, dritare, karrige, shkaktuan 5 të vrarë dhe dhjetra të plagosur dhe më shumë se kaq pëmbysën një imazh aq të panjollosur për 245 vite të SHBA-së që nga 4 korriku i vitit 1776 kur u shpall pavarësia nga Britania e Madhe. Vërtetë kjo ngjarje ndodhi në SHBA, por dëmi nuk i është bërë vetëm këtij vendi. Është dëmtuar modeli botëror se si duhet të jetë një shtet dhe si duhet të funksionojë një demokraci. Këtë duhet të kenë patur parasysh katër ish-presidentët Jimmy Carter, Bill Clinton, George Bush dhe Barac Obama, 3 demokratë dhe 1 republikan, kur deklaruan njëzëri vetëm pak orë pas ngajrjes se ky është turpi më i madh në historinë e kombit amerikan.
I cilësuar si presidenti me jakë blu, miliarderi nga Manhattan-i dhe djaloshi që pasi mbaroi shkollën ushtarake u diplomua për Financë, Donald Trump kishte 30 vjet që ëndërronte të ishte banor i Shtëpisë së Bardhë dhe ia arriti kësaj në vitin 2017. Por kadeti dhe studenti që nuk ishte i impresionuar shumë me shkollën dhe që shkaktoi jo pak probleme gjatë ushtrimit të biznesit, po shkakton sot aq shumë andrralla Amerikës sa nuk ia ka shkaktuar kush tjetër që kur etërit themelues hodhën firmën e rëndë në Deklaratën e Pavarësisë. Në zonën më të sigurtë në botë, në zemër të Wshingtonit, në Capitol Hill, ndodhi më e pazakonta në historinë afër dy shekull e gjysmë të SHBA. Pikërisht ajo demokracia amerikanë që ka frymëzuar botën mbarë u godit në zemër teksa turma përmbysi gjithçka që gjeti përpara në ambjentet e Kongresit teksa aty numëroheshin votat për certifikimin e pasardhësit të Donald Trump, Joe Biden.
Presidentët problematikë të SHBA-së njihen me gishta e duarve por nuk janë të paktë ata që thonë se bëmat për të cilët kujtohen nuk janë gjë fare përballë kësaj që po bën Trump në detyrë. Ato janë cene, vese, gafa, sjellje nga më piktoresket dhe deri në skandale ekstreme që kanë sjellë largimin nga detyra, por kurrë një president nuk ka nxitur dhe orientuar grupe njerëzish të sulmojnë, pushtojnë dhe shkatërrojnë godinën më të rëndësishme të shtetit. I marrim me radhë presidentët që kanë hyrë në histori për keq.
Problematikët e shefave të Shtëpisë së Bardhë nisin me presidentin e tretë, Thomas Jefferson (1801-1809). Sot mund të quhet çmenduri, por presidenti Jefferson në shumë raste takonte të ftuarit në Shtëpinë e Bardhë i veshur me pizhama. Por, me rënda është kur akuzohej se po në këtë rezidencë mbante si grua të dytë një nga skllavet e tij me të cilën madje kishte dhe fëmijë.
Presidenti i 5-të James Monroe (817-1825) u akuzua gjatë ushtrimit të detyrës së në një rast u pa në korridoret e Shtëpisë së Bardhë të ndiqte këmba këmbës sekretarin e Thesarit për ta rrahur.
Presidenti i 8-të Martin van Buren në (1837-1841) u akuzua për ekzagjirimin e parave të harxhuar si president dhe Shtëpia e Bardhë në shumë raste ngjante si një lokal ahengu. Numri i lugëve të florinjta në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së tij nuk janë as ditët e sotme.
Presidenti i 12-të Zachary Taylor (1849-1850) qendroi vetëm afro 1 vit në detyrë por nuk e pengoi që ai të shfaqej si një sherxhi “profesionist” që zihej me të gjithë kabinetin dhe që vdiq në detyrë pasi konsumoi disa kilogramë qershie.
Presidenti i 13-të Milard Fillmore (1850-1853) u arrestua gjatë ushtrimit të detyrës së teksa drejtonte karrocën e tij me kuaj përplasi në rrugë një qytetar duke i lënë disa pasoja, por jo për jetën. Pasi mësuan se ai ishte presidenti policët e liruan.
Presidenti i 18-të Ulyssis S. Grant (1869-1877) i cili kishte qenë gjeneral gjatë Luftës Civile udhëhoqi disa nga kasaphanat më të llahtarshme në historinë e Amerikës por që gjatë presidencës e zinte gjaku dhe disa herë gatë detyrës i ka rënë të fiktë edhe për njolla dhe bojë të kuqe që atij i dukeshin si gjak.
Presidenti i 19-të Rutheford Hayes (1877-1881) këndonte çdo natë në Shtëpinë e Bardhë dhe imagjinoni se çfarë opinion krijoi.
Presidenti i 29-të Worren Harding (1921-1923) jetoi me frikën nga gruaja e tij për tradhëtitë dhe nga kjo mbyllte të dashurën në dollapet e Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti i 32-të Franklin Roosevelt (1933-1945) akuzohej për abuzime seksuale. Gjatë presidencës së tij ishte edhe numri më i madh i tradhëtive në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti i 34-të Dwight Eisenhower (1953-1961) u akuzua se gjatë presidencës së tij kishte luajtur tenis 150 ditë në vit.
Presidenti i 35-të John Kennedy 1961-1963 ishte i njohur për listën e gjatë të të dashurave dhe skandalet e tij seksuale u bënë normale. Ato nisnin nga sekretaret deri te divja e Hollywood-it, Merilyn Monroe.
Presideneti i 36-të Lyndon Johnson (1963-1969) gjatë ushtrimit të detyrës drejtonte vetë makinën. Në një rast ishte me 190 km në orë, ndërkohë që pinte wiskey.
Presidenti i 37-të Richard Nixon (1969-1974) u bë i pari në këtë detyrë që dha dorëheqjen nga detyra pas skandalit të Watergate sipas të cilit përgjonte kundërshtarët politikë. Dhe të mendosh që Harry Truman tha: “Ai është njeriu më i rrezikshëm që ka kandiduar për president i SHBA”.
Presidenti i 42-të Bill Clinton (1993-2001) i shpëtoi një impeachement pas publikimit të skandalit se ai kishte patur marrëdhënie jashtëmartesore me stazhieren e Shtëpisë së Bardhë Monika Levinski.
Këta janë 14 presidentët të cilësuar në çdo histori dhe biografi problematikë. Aq perfekte vlerësohet zgjedhja e presidentëve në historinë e SHBA saqë sa herë që përmendet kjo, shoqërohet me një thënie e presidentit John Kennedy gjatë një darke të shtruar ë Shtëpinë e Bardhë në 1962 me fituesit e çmimit Nobel u tha: Ky është koleksioni më i shquar i talentit dhe kulturës njerëzore që është mbledhur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë, me përjashtim të presidentit të SHBA-së, Tomas Jefferson. Me një fjalë, për nga vlera, arritja, vizioni, dhe modeli, presidenti i SHBA-së Jefferson qendronte më lart se çdonjeri prej atyre që kishte fituar çmimin Nobel.
Por ajo që ka bërë Donald Trump nuk ka asnjë ngjasim, asnjë precedent e asnjë nivel skandali me asnjë nga paraardhësit e vet. Më 6 janar ai mbështeti dhe nxiti turmat të sulmojnë kongresin për disa orë duke e shndërruar SHBA-në në lajme që ngjajnë me shumë vende nëpër botë, por vetëm me SHBA-në jo. Ngjarja më e rëndë ndaj institucioneve në SHBA është më 24 gusht 1814 kur gjatë presidencës së James Madison Shtëpisë së Bardhë iu vu flaka dhe vetëm pas lyerjes me bojë të bardhë për të zhdukur gjurmët e këtij zjarri, ajo mori emrin Shtëpia e Bardhë. Madje flaka iu vu edhe ndërtesës në ndërtim të Kongresit, por ajo shpëtoi nga dëmtimi pasi në ato momente ra një shi i madh. Por të gjithë këtë sulm e bënë britanikët gjatë luftës me amerikanët dhe jo amerikanët. Madje gjatë kësaj djegies së Shtëpisë së Bardhë Zonja e Parë, Dolly Madison, bëri një akt që mbeti në histori duke arritur të shpëtonte deklaratën orgjianle të pavarësisë.
Amerikanët kurrë nuk kanë sulmuar institucionet e tyre shtetërore. Nuk kanë shkatërruar, nuk kanë djegur dhe nuk kanë deformuar mënyrën se si mbrohen institucionet. Asnjë ngjarje destabilizuese nuk ndodhi në SHBA as kur u vra në detyrë presidenti Abraham Lincoln në 1865 e as kur u vra po në detyrë presidenti John Kennedy në 1963. Pikërisht për këto arsye Franca i dhuroi SHBA-së në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë Statujën e Lirisë, vepër e arkitektit Gustav Eiffel që projektoi edhe kullën në qendër të Parisit. Skulptori Frederic Auguste Barthold arriti ta dizenjojë duke e kthyer në statujën symbol ndërkombëtar të lirisë. Pasi populli francez dhuroi të hollat për këtë vepër, ajo u përgatit për 10 vjet dhe që nga vitit 1886 ajo ndodhen në një nga ishujt e New York-ut.
Por për fat të keq kjo ndodhi në start të vitit 2021. Një ngjarje që jo thjesht është një trazirë simbolikisht e rëndë, por një shembull i keq se si edhe kampioni i demokracisë mund të dëmtohet vetëm me një moment i vetëm.
Në fakt në katër vjet, me doktrinën e tij ta bëjë Amerikën përsëri të madhe, Donald Trump e izoloi atë duke e kthyer në një shtet indiferent ndaj ngjarjeve të botës, duke u largua nga BE, NATO. Kurrë më parë prezenca e SHBA në shumë vende të tjera në botë nuk ka qenë kaq larg prej një shekulli.
Pati shumë debate diskutime dhe dilema në SHBA teksa në 1919 Presidenti i parë që doli nga territori duke qenë në detyrë ishte Thomas Woodrow Wilson i cili u largua nga SHBA dhe qendroi në Paris për 6 muaj duke u bërë hapjen e parë të madhe. Që atëherë SHBA nuk ka qenë thjesht një superfuqi, por me angazhimet që ka ndërmarrë u bë qendra e gravitetit të balancave dhe lirive në të gjithë globin.
Gati Donald Trump u kthye në vitin 1919 kur SHBA-së nuk i duhej dhe nuk interesonte ajo që ishte jashtë saj. Por mjafton të kujtojmë rolin i saj në Konferencën e Paqes në 1919 po edhe ai gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte jo tillë që shpëtoi njerëzimin nga çmenduritë e disa politikanëve që po e shndërronin globin në pronë të vetën.
Por a është dëmtuar SHBA nga 4 vitet e Trump dhe nga 6 janari? Edhe pse imazhi është dëmtuar, pak besohet kjo. Sepse SHBA edhe sulmin e 6 janarit e menaxhoi shumë shpejt. Pavarësisht dëmit, nga ajo ngjarje përsëri fituan institucionet. Edhe pas kësaj ngjarjeje, përkufizimi se çdo të thotë jesh amerikan do vijojë të jetë po ai i dikurshmi:
“Amerikani lë pas paragjykimet dhe sjellet e vjetra dhe fiton një mënyrë të re të sjelluri dhe të menduari. Këtu njerëzit nga të gjitha kombet shkrihen në një rracë të re njerëzore. Në një njeri të ri që vepron mbi bazën e parimeve të tija. Këtu qytetari amerikan mund të ndodhë të ketë gjyshin nga Anglia, gjyshen nga Hollanda, e vetë martuar me një francez. Nga martesa lindin katër djem të cilët martohen me katër gra nga kombe të ndryshme. Kjo është diçka e veçantë që nuk nuk mund të ndodhë në Evropë ku njerëzit martohen brenda fesë së tyre, Ne nuk kemi princër për të cilët duhet të robtohemi e të vritemi. Ne kemi shoqërinë më të përsosur që ekziston sot në botë. Këtu njeriu është i lirë ashtu siç duhet të jetë. Liria dhe mundësia e kanë bërë këtë vend të madh me shtëpi të mira, rrugë të mira.”
Po i kthehemi romancierit Eric Remarque me libri e tij “Asgjë e re në fronti i perëndimit”. Profecia e librit të preferuar të Donald Trump ndodhi. Sot Amerika është në një situatë kur habiten të gjithë se si situate rreshkëti deri aty. Tamam si maturantët e Remarque gjatë Luftës së Parë Botërore që u hodhën në flakë kur atdheu ishte në rrezik, por që pas luftës ndjeheshin të tradhtuar, të plakur dhe të pashpresë. Vërtetë ata mijëra njerëz, kryesisht të rinj, iu përgjigjën Donald Trump se atdheu ishte në rrezik pse ishin vjedhur votat, por ky brez do të mbahet mend se askush në 245 vjet histori të SHBA nuk ka bërë atë që bënë atë.
Sulmi në kongres është njolla e turpit të presidencës po edhe të atyre që e dhunuan kongresin. Tamam si ata 18-vjeçarët në librin e Remarque që iu përgjigjën si idealistë thirrjes për të mbrojtur Gjermaninë por që u kthyen në viktima dhe që u zhgënjyen nga ajo që panë me sytë e tyre. Është e vërtetë se në ditët e fundit të presidencës Trump nuk ka asgjë të re nga fronti i perëndimit.