Covid-19/ Shqipëria nis vaksinimin, mbërrijnë 975 injeksionet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në statudimin “Air Albania” nisi vaksinimi kundër Covid-19, ku e para që mori injeksionin e shumëpritur ishte shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo dhe më pas kreu i qeverisë Edi Rama. Nga mbërritën 975 doza vaksinë e kompanisë Pfizer dhe si pritet që të vijojë procesi në të ardhmen.

Nga Fernada Cenko

Shqipëria ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Nën moton ‘Shqipëria buzëqesh”, i gjithë procesi po realizohet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’. Më 1 janar, të 2021, autoritetet njoftuan lajmin se 10 mijë vaksinat e para nga Pfizer do të mbërrinin në Shqipëri në datën 21 janar, ndërsa 30 mijë të tjera në shkurt, për të vazhduar në muajt në vijim sipas planit për vaksinimin e popullsisë, por fillimi i vaksinimit është përshpejtuar 10 ditë. Në të gjithë ambientin e stadiumit janë vendosur 60 postacione ku do të kryhet vaksina dhe puna do të vijojë për 8-10 orë në ditë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar më herët se pritet që në harkun kohor të një ore parashikohen të vaksinohen 60 persona. Prej kohësh, ka nisur trajnimi i stafit dhe përshtatja e ambientit ku do të kryhet vaksinimi dhe të parët në radhë për t’u vaksinuar janë bluzat e bardha, shtëpitë e të moshuarve bashkë me punonjësit e shëndetësisë që kujdesen për ta. Të gjithë personat që kanë bërë vaksinën kanë plotësuar një formular me informacione të detajuara për gjendjen e tyre shëndetësore. Çdo person, do të duhet të presë në ambientet e stadiumit së paku 30 minuta më pas, për të parë nëse do të ketë komplikacione.

Najada Çomo e para që vaksionhet

E para që mori dozën e parë të vaksinës Pfizer ishte shefja e Shërbimit Infektiv Najada Çomo. Pasi mori vaksinën, Çomo foli shkurt për gazetarët, duke u shprehur e lumtur që më në fund vaksina u bë realitet edhe për Shqipërinë. “Ishte kënaqësi e madhe që u bë realitet edhe pse nuk e besonim. Ne jemi njerëzit më të gëzuar, pasi jemi përballur me një realitet shumë të vështirë”, nënvizoi Çomo. I dyti që ka marrë vaksinën anti-covid është kryeministri Rama. Ka përfunduar gjithashtu vaksinimi për mjekët Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero, ndërkohë që është vijuar me të tjerë mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID.

Si do të vazhdojë procesi

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për mediat në krah të kryeministrit Rama ka dhënë detajet si do të kryehet vaksinimi anti-covid, i cili nisi dje në Shqipëri. Manastirliu bëri me dije se grupet prioritare të identifikuara të cilët janë në radhën e parë të marrjes së vaksinës janë personat me rrisk, si dhe të moshuarit mbi 70-vjeç. Manastirliu paraqiti dhe formularin i cili duhet të plotësohet nga pacientët që synojnë injektimin e vaksinës Pfizer. Teksa bëri publik planin e vaksinimit, ministrja e shëndetësisë tha se prioritet do të kenë personat në përballje të përditshme me COVID-19, punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët, epidemiologët, urgjenca.

“23 mijë bashkë me personelin mbështetës, mjekët e infermierët do jenë të parët që do vaksinohen”, u shpreh Manastirliu. Gjithashtu sipas saj, prioritarë janë personat e moshuar dhe ato me probleme shëndetësore, ku në fazën e parë janë planifikuar punonjësit shëndetësorë. Ajo tha se me personat në azile dhe ata të kujdesit shëndetësor do të vijojë vaksinimi paralelisht. Ministrja u shpreh se vaksinimi do të bëhet në qendra të posaçme dhe se janë përgatitur post-stacionet.  Më tej, ministrja shtoi se vaksinimi nuk do të bëhet vetëm në Tiranë por dhe në qytetet e tjera, fillimisht në Vlorë e Shkodër.

“60 poste vaksinimi vetëm këtu, që kanë parashikuar të gjithë elementët e sigurisë e cilësisë, bashkë me vaksinatorët. Kemi marrë masat që të gjithë vaksinatorët të jenë të trajnuar për Pfizer/BioNTech. Pikat tona të vaksinimit, do të vijojnë në Shkodër e Vlorë. Mbi bazën e vlerësimit vlerësojmë se në disa muaj do përfundojmë vaksinimin e grupeve prioritare. Në arenën kombëtare prej mbi 60, sipas asaj që nevojitet. Nuk do të ketë vetëm në Tiranë, Shkodër, Vlorë e më tej. Do të ketë kartë vaksinimi, që do të ketë të gjitha të dhënat”, u shpreh Manastirliu.

Shqipëria do t’i dhurojë vaksina anti-covid edhe Kosovës

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga java e ardhshme pritet që Shqipëria t’i dhurojë disa doza vaksine anti-covid Kosovës. Në një prononcim për mediat, pak pasi bëri dozën e parë të vaksinës anti-covid, Rama tha se kjo është diçka simbolike, ndërsa shtoi se në hall dhe në gëzime, Kosova dhe Shqipëria janë një.

“Mos kin i merak se s’do ngelet askush pa doza. Për mua është me rëndësi që edhe në Kosovë të nisë ky proces, pavarësisht se nuk e zgjidhim dot problemin që kanë. Pasi nuk kanë siguruar vaksinën dhe presin COVAX, që është platformë, që të mund të fillojnë të paktën në frontin e parë, atje ku është vija e zjarrit, në spitalin COVID të Prishtinës. Dozat që mund t’i japim Kosovës duke nisur nga java e ardhshme janë simbolike. Por është me rëndësi që në këtë rasti mos të mendojmë si BE, por të mendojmë se nuk jemi vetëm ne, pasi Kosova dhe Shqipëria janë një dhe në gëzim dhe në hall. Të paktën nëse është në hall, nëse s’ua zgjidhim dot të paktën t’ua qajmë.”, pohoi Rama.

Lexo edhe :  Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, rriten aksionet globale

Projekti për disa muaj, mjekët, policët dhe mësuesit të parët që do të vaksinohen

Kategoritë që do të përfitojnë të parët dhe fazat në të cilat do të shtrihet projekti i vaksinimit. Gjithçka varet edhe nga sasia që do të sigurohet në muajt e ardhshëm. Rama: Vaksina nuk është e detyrueshme, por e këshillueshme dhe duhet të çlirohen nga marrëzitë dhe helmet e burimeve të konspiracionit

Dje filloi procesi i vaksinimit. 973 vaksinat e para Pfizer kanë mbërritur në Shqipëri dhe të parët që po e marrin janë mjekët dhe infermierët. Sipas informacioneve ata që do marrin vaksinën kësaj here do të presin të kalojë një afat dhe do të marrin dozën tjetër, pasi vetëm në këtë mënyrë është efektive. Me numrin e dozave që kanë ardhur nga Austria i bie të vaksinohen pak më shumë se 450 mjekë dhe infermierë. Numër ky shumë i vogël për numrin total të mjekëve dhe infermierëve në vend.

Dhe pasi të jetë përfunduar vaksinimi i punonjësve të shëndetësisë, do presin radhën efektivët e policisë dhe më pas mosha e tretë. Pritet që Shqipëria të furnizohet me vaksina të tjera për pjesën tjetër të kontigjentit që janë më të rrezikuar. Kryeministri Edi Rama ka qenë i pari që ka shkuar në stadiumin “Air Albania” ku ka mbajtur një konferencë për shtyp para se të fillonte procesi i vaksinimit, ku pas mjekes Najada Çomo, i dyti që u ul në poltron ishte vetë kryeministri. Edi Rama garantoi shqiptarët për vaksinën anti-Covid se është një lehtësim i madh për të dhe se shqiptarët nuk do presin më me ankth. Sipas Ramës gjithçka është në rregull.

“Çdo gjë në rregull. Asnjë problem. Mendoj se është një ditë fantastike për faktin se jemi çliruar nga një barrë shumë e madhe. Barra e përgjegjësisë për të mos lejuar që shqiptarët të mbeteshin në rradhë dhe për të mundësuar, pavarësisht se, Shqipëria dhe rajoni ku ne bëjmë pjesë, nuk u përfshi në skemën e furnizimit të menjëhershëm, të fillonte me sa më pak diferencë kohe nga ata të cilët kanë dhe gurin dhe arrën në dorë dhe i marrin vendimet dhe bëjnë dhe furnizimet”, tha Rama.

Shefi i qeverisë shtoi se qytetarët duhet të çlirohen nga lajmer fake neës që lidhen me çipat që mund të futen në trup nëpërmjet kësaj vaksine. “Ky spostim fare pak javor në kohë është një lehtësim i madh për mua. Tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a do vijë a s’do vijë vaksina. Vaksina nuk është e detyrueshme por e këshillueshme dhe duhet të çlirohen nga marrëzitë dhe helmet e burimeve të konspiracionit. Vaksina nuk i bën ilirët vikingë. Ilirët mbeten ilirë, dhe po ashtu është e sigurt që nuk futet çip në trup për të përgjuar thashethemet e kafeneve”, deklaroi Rama.

Batuta e Ramës për Bashën dhe Berishën

Kryeministri Edi Rama teksa iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me procesin e vaksinimit në vend, që nisi dje, nuk i kurseu ironitë për liderin demokrat, Lulzim Basha. Kur një prej gazetarëve e pyeti se kur do të vinte radha e Bashës për t’u vaksinuar, kryeministri tha: “Radhën e ka Saliu kur të hyjmë të moshat e tejthyera”.

Si erdhi vaksina në Shqipëri?

Rama me ironi: Me kuaj e mushka

Kryeministri Edi Rama ka folur për vaksinimin kundër koronavirusit, i cili nisi në Shqipëri më 11 Janar 2021. I pyetur nga gazetarët se sa i ka kushtuar Shqipërisë vaksina Pfizer, Rama u shpreh se çmimi është unik dhe kompania nuk e negocion këtë me asnjë vend. Ndërkohë, i pyetur se kush e siguroi transportin e vaksinës, Rama u përgjigj me ironi, duke thënë se vaksina do të vijë këtu, me çfarëdo qoftë, me kuaj, mushka apo varka. “O Zot! Vaksina Pfizer ka çmim unik për të gjitha vendet, nuk negocion asnjë vend dhe kompania nuk negocion me asnjë. Është çmim unik dhe është konfidencial. Për një periudhë 2-3 mujore vaksinimi do të jetë i mjaftueshëm për të gjithë. Transportin me kuaj, me mushka, me varka, me çfarëdo që të jetë vaksina do të vijë këtu. Keni parë ju ndonjë kompani që merr përsipër transportin?”, u shpreh Rama.

Të fundit

“Globe”, teatri në Londër që u dogj si Feniksi dhe u rindërtua pas nje viti

29 Qershor 1613 Nga Leonard Veizi Ka ndërtesa që i përkasin qytetit ku janë ngritur, dhe ka të tjera që u...

Ish-këshilltari i Trump: Bota po bëhet kërcënuese, boshti Kinë-Rusi është fuqizuar

John Bolton, ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump paralajmëroi se bota po bëhet më e rrezikshme, ndërsa boshti Rusi-Kinë po fuqizohet. Në intervistën...

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari Politik nga Ervin Koçi në...

1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Në vitin 1912, katër shtetet ballkanike — Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi — formuan Lidhjen Ballkanike me qëllim të përbashkët: t’i nxirrnin...

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump dhe publikuar nga Senati amerikan....

Lajme të tjera

Web TV