Ja çfarë shkruan shtypi i huaj/ Ndryshimi i sistemit, fillim viti 1991 shqiptarët ia mbathin për në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi i Tregtarëve shqiptarë braktis komunistët

Associated Press

Bashkimi i Tregtarëve Shqiptarë ka deklaruar sot pavarësinë nga qeverisja e Partisë Komuniste dhe premtoi të luftonte për një pagesë më të lartë dhe kushte më të mira për punëtorët, ka thënë një zyrtar i këtij bashkimi. Ky grupim është më i fundit që ka distancuar veten nga komunistët të cilët kanë qeverisur Shqipërinë qysh nga 1944. deklaratat erdhën disa orë më parë se të fillonte mitingu i parë legal opozitar në Shqipëri, i sponsorizuar nga një partia më e fundit jokomuniste.

22 dhjetor 1990

Shqipëria alarmon kabinetin, të emërohet një reformist

Reuters

Shqipëria ka emëruar një reformist të ri në krye të një posti qeveritar në një kohë kur këtu ka një ngatërresë të madhe ekonomike me përmasa të mëdha si shkak i braktisjes së rregullave staliniste dhe formimit të një partie opozitare. Thirrje për “Liri” dhe “Demokraci” dëgjoheshin nga 15.000 njerëz të cilët morën pjesë në miting të shtunën në Universitetin e Tiranës në përkrahje të Partisë së re Demokratike, e cila po planifikon të marrë pjesë në zgjedhjet e vendosura më 10 Shkurt. Televizioni shtetëror anonçoi të shtunën në mbrëmje se Fatos Nano, një këshilltar ekonomie i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste ishte vendosur në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të qeverisë dhe që ministri i Financave ishte zëvendësuar. Zoti Nano, ekonomist, kishte drejtuar dhe këshilluar liderat qeveritarë gjatë reformës së ashpër në ekonominë shqiptare. Pas më shumë se katër dekada të një planifikimi qendror strikt dhe një izolimi politik e ekonomik, Shqipëria është vendi më i varfër në Europë. Zoti Nano zëvendësoi Niko Gjyzarin, i cili u lëviz për në një post të ri si drejtor i Përgjithshëm i Bankës Shtetërore dhe Qemal Disha u emërua ministër i Financave në vend të Andrea Nakos.

23 dhjetor 1990

Lexo edhe :  Shqipëria 2024 në vorbullën e ëndrrës skenike “nga fitorja në fitore”

Marrëdhëniet rregullohen me Shqipërinë, opozita nxit SHBA-në

New York Times

Liderat e opozitës së re të themeluar, Partia Demokratike, kanë nxitur Shtetet e Bashkuara të Amerikës menjëherë për marrëdhënie diplomatike të hapura me qeverinë komuniste në Tiranë. Partia Demokratike, organizata e parë politike opozitare në Shqipëri u formua në fillim të një mitingu në kryeqytetin shqiptar Tiranë më 12 dhjetor dhe u njoh ligjërisht nga qeveria një javë më vonë.

24 dhjetor 1990

Shqipëria premton ndryshime me lehtësimin nga stalinizmi

Associated Press

Presidenti Ramiz Alia i Shqipërisë u tha zyrtarëve komunistë sot se ata duhet “të devijojnë nga shumë parime të socializmit” pasi kombi duhet të lehtësohet nga përkrahja e politikave staliniste. Alia premtoi ndryshime në parti dhe gjithashtu në lejimin e shqiptarëve për të punuar jashtë kufijve kanë thënë gazetarët. Ai gjithashtu ka theksuar se vendi kishte nevojë për ndihmë nga jashtë si dhe për kredi që të ringjallte ekonominë e shkatërruar.

26 dhjetor 1990

Mijëra shqiptarë vrapojnë për në Greqi

Associated Press

Shqiptarë të lodhur të veshur me lecka vrapuan me mijëra për në Greqi ditën e sotme, duke kaluar malin e mbuluar me borë, malin Tsamanta. Shumë prej refugjatëve shumica e të cilëve ishin etnikë grekë, thanë se rojet kufitarë nuk u përpoqën t’i ndalonin. Por qeveria shqiptare përkrahëse e komunizmit mohoi raportet se kufijtë ishin hapur dhe përsëriti si ishte e bindur për ndryshime demokratike.

27 dhjetor 1990

Athina alarmohet nga refugjatët shqiptarë

Neë York Times

Kryeministri Kostandin Mitsotakis ka thënë sot se eksodi i shqiptarëve në Greqi kishte marrë dimension e një “katastrofe kombëtare” dhe deklaroi një emergjencë shtetërore në kufij. Mitsotakis gjithashtu ju bëri apel shqiptarëve të rrinin në shtëpi dhe dërgoi ministrin e Jashtëm në Bruksel për të kërkuar ndihmë nga Komuniteti Europian.

2 Janar, 1991

 

Të fundit

Vota e diasporës realitet në 2025? Ja si përgjigjet Blendi Klosi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se kjo forcë politike ka shprehur vullnetin e saj që...

“Energjia dhe mënyra se si u prit Rama, surprizë”/ Klosi: Asnjë pengesë nga qeveria greke

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se ishte një surprizë e jashtëzakonshme energjia dhe mënyra se si e pritën emigrantët shqiptarë...

Në Shkup me Gordanën kundër Greqisë, në Athinë me Belerin kundër Shqipërisë

Nga Mero Baze Ka një paradoks të opozitës shqiptare të Berishës dhe Metës që I dekonspiron ata në raport me qëndrimin e pasinqert ndaj Greqisë....

Aktiviteti në Athinë, Klosi: Krenari që duhet të kemi për çfarë kemi arritur

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se aktiviteti i zhvilluar në Athinë dhe që do të zhvillohet më pas në Milano,...

Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës

Dy shtetasit rusë, që janë ndaluar ditë më parë nga autoritetet e Kosovës për “kalim ilegal të kufirit” janë dënuar dhe më pas dëbuar...

Lajme të tjera

Web TV