Përdoruesit po fshijnë Whatsapp-in/ Ky është aplikacioni që e zëvendëson, e përdorin kryeministrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

WhatsApp është aplikacioni më i njohur i mesazheve në botë, i zotëruar nga kompania e Facebook.

Por me rregullat e reja që ka vendosur, ku përdoruesit janë të detyruar t’i pranojë ose llogaria ju mbyllet, ka bërë që shumë prej tyre të braktisin këtë aplikacion dhe t’i bashkohen një tjetër rrjeti social.

Por cili është aplikacioni që po e sfidon WhatsApp? Bëhet fjalë për “Signal”, një aplikacion i enkriptuar i mesazheve. Së fundmi ka njohur një rritje të ndjeshme të përdoruesve, sidomos pasi WhatsApp njoftoi rregullat e reja të privatësisë.

Sipas këtyre rregullave të reja, përdoruesit e WhatsApp do të duhet të pranojnë ndarjen e të dhënave personale me Facebook, përfshirë edhe numrin e telefonit. Ata që nuk pranojnë këto kushte, nga data 8 Shkurt do t’ju mbyllet llogaria.

Shumë përdorues janë shprehur kundër këtyre rrregullave të reja dhe kanë filluar të përdorin aplikacionin Signal. Madje edhe miliarderi Elon Musk, në një reagim në Twitter, u sugjeroi përdoruesve që të kalojnë në aplikacionin Signal. Ky aplikacion vlerësohet që të jetë mënyra më e sigurt e komunikimit dixhital.

Përdoruesit kanë mundësinë që të fshijnë mesazhet brenda një periudhe të caktuar kohore, nga 1 javë në 5 sekonda. Interesante është edhe fakti që disa anëtarë të qeverisë së Britanisë së Madhe, përfshirë edhe Kryeministrin, po përdorin aplikacionin Signal, raporton “The Sun”.

 

Të fundit

Ilir Alimehmeti: Higjiena me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell...

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Lajme të tjera

Web TV