Rama: Ja situata në Lezhë kur qeverisnin ata që na akuzojnë nga cepat e periferisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjet një video që tregon, siç thotë ai situatën e përmbytjeve, pak vite më parë, kur shiu nuk largohej nga tokat e banesat për ditë të tëra.

Rama shton se një shi i rrëmbyer mund të përmbysë edhe Parisin, por por ka apo s’ka kanalizime funksionale e provon pikërisht koha e ikjes së ujit.

Nën rrebeshin e ditëve të fundit duhej dalë larg Lezhës për të gjetur ujë ende të pambledhur nga kanalet dhe fare pak, disa dhjetëra banesa të prekura, ndërsa jo shumë vite më parë, shira edhe me të pakët se këta të fundit, e mbanin Lezhën deri në zemër të qytetit me këmbët në ujë për disa ditë me radhë…

Një shi shumë i rrëmbyer mund t’i mbushë me ujë edhe rrugët e Parisit për orë të tëra, por ka apo s’ka kanalizime funksionale e provon pikërisht koha e ikjes së ujit.

Disa thonë ç’na duhen ne këto, po pa u kujtuar se qametet e përmbytjeve ndodhnin rregullisht deri dje në të shumtën e rasteve, sepse s’spastrohej asnjë kanalizim urban e asnjë kanal kullues, kur qeverisnin ata që këto ditë fajësonin qeverinë duke aktruar nëpër cepa periferish, është e pamundur të kuptojmë sa shumë është bërë vitet e fundit!

Patjetër që ka ende më shumë akoma për të bërë, prandaj duhet të vazhdojmë me besim, durim e punë të madhe?”, shkruan Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan nis testimet…

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u ul në timonin e sedanit të ri elektrik të prodhuar nga kompania...

Parakalim i gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje ndërkohë ekspertët po...

Moti i nxehtë “përvëlon” Italinë, vdesin 18 persona! Vendimi drastik…

Italia po përballet me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë vendin. Mediat e huaja raportojnë se...

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, reagon Rusia

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Merr fund lidhja e Loredanës me Jozin! “Nuk jam e fiksuar me muskujt”

Modelja e njohur Loredana Brati është një nga personazhet me të komentuar në rrejt kohët e fundit që pas daljes nga “Big Brother Vip...

Lajme të tjera

Web TV