Të raportosh për COVID, gazetarja shpërthen në lot gjatë transmetimit (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemi e COVID-19 ka ndikuar në gjendjen emocionale të personave në të gjithë botën. Por ata të cilët kanë luftuar në frontin e parë me virusin kanë qenë edhe më të prekurit.

Përveç mjekëve, infermierëve apo edhe policëve të prekur kanë qenë dhe gazetarët, të cilët shpesh u është dashur të raportojnë në situata të vështira, pranë familjarëve të viktimave nga COVID, apo pranë spitaleve ku janë të shtruar pacientët e infektuar me koronavirus.

Në një situatë të vështirë është gjendur edhe korrespondentja e CNN, Sara Sidner. Teksa po raportonte për COVID-19 ajo nuk arriti t’i kontrollojë emocionet dhe shpërtheu në lot gjatë transmetimit live.

“Komuniteti i hispanikëve dhe atyre me ngjyrë po goditen më rëndë. Mos e lejoni veten të jeni në këtë listë. Nëse vërtetë i doni më të dashurit tuaj, mos lejoni të ndodh një gjë e tillë”, tha Sidner.

Sidner ka raportuar nga 10 spitale të ndryshme gjatë pandemisë, të cilët janë përshtatur për të trajtuar pacientët e infektuar me koronavirus./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV