Neritan Ceka: Fatos Nano për një çerek ore, bënte atë që Berisha e bënte për një vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politikani dhe arkeologu Neritan Ceka, ka treguar mbrëmjen e djeshme disa veçori të dy ish-kryeministrave Fatos Nano dhe Sali Berisha, si një person që i ka njohur nga afër të dy.

Ceka ka thënë mbrëmjen e djeshme në “Opinion” se atë Nano qëndronte shumë pak në zyrë, ama për një çerek ore bënte atë që Sali Berisha e bënte për një vit.

“Si vizionar ka qenë padyshim Nano. Nano me një çerek ore bënte atë që Berisha e bënte për një vit, e që se bëri dot. Pra, shkonte në zyrë, se unë kam qenë Ministri i tij, i bije telefonit nga ora 8 e gjysmë, në 9, nuk ishte, në 10, në 11 nuk ishte. I bije në 2 e gjysmë, thoshte sekretarja erdhi dhe iku.

Pra në atë gjysmë orë që rrinte në zyrë, bëri reformën e privatizimit, në mënyrën më të suksesshme për rrëmujën e Shqipërisë, bëri reformën e arsimit, shkollat private, bankat private, i krijoi ai, Berisha la vetëm bankën Dardania. Bëri TV, ja këtu jemi për shkak të Nanos. Mediat i mbajti në xhepin e xhaketës doktori dhe i vetmi që i nxori dhe i bëri media europiane, ishte Nano”, është shprehur ndër të tjera Neritan Ceka.

Të fundit

Mentor Kikia: “Opozita tregon hajdutin, por duhet të shohë nga vetja”

Në studion e News24 ishte i ftuar gazetari dhe analisti Mentor Kika i cili ka diskutuar edhe për rezultatin...

Kushtetuesja zbardh vendimin për Elton Qynon: Materialet u sekuestruan pa asnjë indicie

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e 22 prillit 2025 për rastin e gazetarit Elton Qyno, të cilit i dha të drejtë me një vendim...

Indi, autorja Banu Mushtaq fiton Çmimin Ndërkombëtar Booker për letërsi

Autorja indiane Banu Mushtaq dhe përkthyesja Deepa Bhasthi fituan Çmimin Ndërkombëtar Booker për letërsi për Heart Lamp, një përmbledhje me 12 tregime të shkurtra...

A keni ankth? Përdoreni atë për të mësuar të jetoni më mirë!

Kur jemi në ankth, nuk mund ta shijojmë momentin. Mendimet negative, frika se nuk do t’ia dalim, mungesa e energjisë dhe ndryshimet në humor...

Do dërgohej në kampin e Gjadrit, marokeni kryen vetëvrasje në burg

Një 42-vjeçar maroken, i cili pritej të dërgohej në kampin e Gjadrit në vendin tonë, ka kryer vetëvrasje në burgun ku mbahej në Itali. Mediat...

Lajme të tjera

Web TV