Një makinë edhe djegur gjatë natës në lagjen 15 në Durrës.
Sipas informacioneve, mjeti tip “BMW”, në pronësi të R.Xh. ka marrë flakë dhe si pasojë ka patur dëme materiale.
“Më datë 15.01.2021, në orën 03:30, në lagjen nr. 15, Durrës, ka marrë flakë mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit R. Xh. dhe si pasojë ka patur vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al