Dokumentet e vjedhura në lidhje me COVID-19/ EMA: U manipuluan fillimisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dokumentet e hakuara në lidhje me vaksinat antiCOVID-19 janë “manipuluar” dhe janë shpërndarë në internet, tha Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

EMA tha në një deklaratë se letërkëmbimi i brendshëm dhe konfidencial me email që daton nga nëntori ra pre e një sulmi kibernetik në lidhje me “proceset e vlerësimit për vaksinat COVID-19”.

Dokumentet të cilët u bënë publike në mënyre të paligjshme në disa raste janë manipuluar nga autorët e krimit para publikimit me qëllim të dëmtohet besimin në vaksina, theksohej në deklaratën e EMA. Megjithatë Agjencia nuk dha ndonjë detaj se si janë ndryshuar dokumentet.

Firma italiane e sigurisë kibernetike Yarix tha se zbuloi skandalin e hakerimit prej 33 megabajt në një forum të njohur me titullin “Mashtrim mahnitës! Pfffizer i keq! Vaksina të rreme!”

Yarix tha “qëllimi i kriminelëve kibernetikë është i sigurt: të shkaktojë dëm të konsiderueshëm të reputacionit dhe besueshmërisë së EMA dhe Pfizer.”

EMA, e cila u kritikua nga disa shtete anëtare në dhjetor, që nuk ishte e aftë për të marrë një vendim të shpejtë dhe miratimin e përdorimit emergjent të vaksinës Pfizer, tha se “mes shkallës së lartë të infeksionit në BE, ka një nevojë urgjente për shëndetin publik për t’i bërë vaksinat në dispozicion të qytetarëve të BE sa më shpejt të jetë e mundur “.

“Pavarësisht kësaj urgjence, gjithmonë ka pasur konsensus në të gjithë BE-në për të mos kompromentuar standardet e cilësisë së lartë dhe për të mbështetur çdo rekomandim bazuar në prova shkencore mbi sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin e një vaksine, dhe asgjë tjetër. ”

Autorizimet jepen kur provat tregojnë bindshëm se përfitimet e vaksinimit janë më të mëdha se çdo rrezik i vaksinës. EMA miratoi vaksinën e Pfizer / BioNtech në 21 dhjetor dhe vaksinën Moderna në fillim të janarit. Ajo pritet të autorizojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca / Universiteti Oxford më vonë këtë muaj.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV