Xhevdet Feri, aktori i mirënjohur, u nda nga jeta një vit më parë, por mungon vetëm fizikisht, pasi në mendime, në zemër dhe në praninë e gjërave që ka lënë pas është kudo për familjen. Bora, vajza e tij e vetme, në një dedikim të veçantë për të atin rrëfen si ka qenë ky vit pa praninë e tij, por me prezencën e tij në ëndrra apo në leksione jete që nuk i kishte marrë në 34 vitet e rrugëtimit të tyre të përbashkët.
“Hi papi, prapë unë, ‘xhandari i vogël’, epiteti që mendoje se më shkonte më shumë për shtat këto vitet e fundit. Sot bëhet një vit që nuk je më fizikisht mes nesh. Jo se ka ndonjë domethënie për mua sepse që prej asaj dite koha sështë më lineare për mua. Datat janë gjithashtu shumë konvencionale, pa ndonjë domethënie të madhe, ashtu siç nuk i ndjeje as ti datat e largimit nga kjo jetë e prindërve të tu.Funny he?! Si vijnë gjërat full circle?! Për tu habitur gjithashtu se si në këtë vit që s’ke qenë me mua kam marrë prej teje leksione jete që nuk i kisha marrë në 34 vitet e rrugëtimit tonë të përbashkët. Faleminderit për këtë, faleminderit gjithashtu që më del shpesh në ëndërr, që flasim, që përqafohemi… ashtu ftohtë siç dimë ne, pa ndonjë manifestim me ulërima. Prapë më mungon shumë në këtë dimension. Kam bindjen se ke gjetur paqen e kërkuar aty ku je tani. Ne të duam shumë këtu ku na ke lënë”, shkruan Bora.
Aktori u nda nga jeta më 16 janar të 2020-s në moshën 59-vjeçare duke lënë pas një dhimbje të madhe te familja, kolegët, por edhe në artin shqiptar.