Rindërtimi/ Rama ka një premtim për laçjanët: Qytetin nuk do ta njihni për Krishtlindje e Vitin e Ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka kryer inspektime në qytetin e Laçit ku po ndërtohen banesa të reja si dhe po rikonstruktohen ato ekzistuese.

Ai thotë se do të ndërtohen 727 apartamente të reja, si dhe do rikonstruktohen ato ekzistueset, dhe rrjeti i ujësjellësit. Gjithashtu kreu i qeverisë shprehet se do të ndërtohen 4 shkolla të reja e ndërsa 3 të tjera do i nënshtrohen rikonstruksionit.

Sipas Ramës, në këtë kantier janë të angazhuar 10 kompani shqiptare, një kompani turke dhe afro 3000 punonjës të cilët po punojnë për rikonstruksionin e këtij qyteti.

“Për Krishtlindje e Vit të Ri Laçi do të jetë një qytet që nuk do ta njohin kur të kthehen për festa, ata që jetojnë jashtë tij” – shkruan Rama në Facebook.

Nuk kanë munguar dhe batuta mes kryeministrit Rama dhe banorëve të kësaj zone. Gjatë inspektimit në terren, Rama i pyeti nëse e besonin tani që qyteti do rindërtohej.

Rama: Tani e besoni që do bëhet apo jo?

Qytetari: E kemi besuar që në fillim (qesh)

Rama: Jo mo lëre po a e besoni tani? Epo shyqyr, beso e kontrollo është kjo punë.

Ndërsa takoi një nga punonjësit e kompanisë turke, i quajtur Servet i cili tha se ka origjinë shqiptare, Rama i premtoi se të dielën do jetë i pranishëm në ceremoninë e martesës së tij.

“Servet? Do martojmë çunin këtu me gocë nga Kurbini. Kur i keni këto, do bëni ndonjë ceremoni apo? Nesër? Po do vij unë nesër këtu për ceremoninë, merr fund kjo punë”, tha Rama.

“E fejuam djalin e Servetit në Laç”, tha kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara.

“Jo more, qenka kryeveper, do e bejme lajm kete te Lacit”, tha Rama.

Të fundit

Lazio triumfon mes emocioneve por “gjunjëzohet” tek 11-metërshat përball Bodo Glimt

Lazio nuk përmbysi dot humbjen 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Bodo Glimt, duke ndalur kështu rrugëtimin në këtë...

Ndeshja më e çmendur e viteve të fundit, United triumfon në kohën shtesë ndaj Lyon

Manchester United ka arritur të fitojë një ndeshje të çmendur ndaj Lyonit me rezultat 5-4, pas kohës shtesë. Vetëm pas 10 minutave lojë Manchester United...

5 shenja që tregojnë se i keni kaluar kufijtë profesionalë me kolegun/en në punë

Miqësitë me kolegët tanë mund të jenë një bekim, por kur bëhet fjalë për kolegë që i përkasin gjinisë tjetër, këto marrëdhënie mund të...

“Synoja finalen…”/Çfarë mendon Danja që e penalizoi në Big Brother Vip

Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më...

Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar). Duket se tragjedia...

Lajme të tjera

Web TV